Rritet bilanci i të prekurve me koronavirus në vendin tonë, duke shkuar në 197 numri i personave të infektuar.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije sot detajet më të fundit nga testimet e reja që janë krer në persona të dyshuar.
74 të infektuar janë të shtruar tek Spitali Infektiv, 4 në gjendje kritike për jetën në shërbimin e kujdesit intensiv.
Në total janë kryer 1325 teste, ndërsa numri i të shëruarve ka shkuar në 33, mes të cilëve 6 punonjës të personelit mjekësor.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 113 raste
– Durrës 11 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 5 raste
– Rrogozhinë 2 raste
– Fier 21 raste
– Kavajë 4 raste
– Korçë 12 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 4 raste
– Lezhë 4 rast
– Berat 1 rast
– Has 2 raste
– Krujë 3 rast
-Tropojë 3 raste
– Pukë 3 raste
Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.
g.kosovari