Shefi i Laboratorit te Mikrobiologjisë në QSUT, Andi Koraqi i cili ditën e sotme rezultoi pozitiv me COVID -19, do të vetëizolohet në shtëpi.
Mësohet se pasi iu nënshtrua ekzaminimeve të nevojshme mjekësore për gjendjen e tij, mjekët arritën në konkluzionin se ai do të qëndrojë në vetë izolim në shtëpi.
Me Andi Koraqin numri i personelit të Komitetit të Covid 19 pranë Ministrisë së Shëndetësisë, të prekur nga koronavirusi, shkon në 3.
Kujtojmë se i pari zyrtar i prekur nga koronavirusi ishte kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i cili e ndau edhe publiksht lajmin përmes një njoftimi në rrjetin social, duke treguar edhe detaje nga sëmundja.
Më pas një tjetër përfaqësuese e Task Forcës, konkretisht Drejtoresha e Operatorit të Shërbimit Shëndetësor Mirela Cami rezultoi e prekur nga koronavurisi dhe me këtë rast të sotëm, numri i të prekurve shkoi në 3.
Aktualisht numri i personave të prekur nga COVID-19, zyrtarisht është 243, ndërkohë 13 persona kanë ndërruar jetë.
g.kosovari











