• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Vetëdorëzimi i Haxhisë si simptomë e gangrenës së sistemit

by S M
24/04/2018 19:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish truproja e Sali Berishës, Izet Haxhia, është vetëdorëzuar dje pranë autoriteteve policore turke, me qëllim që të përshpejtojë procedurat e ekstradimit të tij në Shqipëri. Siç dihet ai është i dënuar me burgim të përjetshëm për ngjarje që lidhen me vrasjen e liderit të Dhjetorit ’90 Azem Hajdari. Para vetëdorëzimit, Haxhia ka hedhur për disa vite rresht, akuza të rënda në drejtim të Berishës dhe rrethit të më të ngushtë, për vrasjen e Hajdarit, por edhe për ngjarje e situata krizash ndër të ndërlikuarat. Përfshirë fajdet, shtatorin 1998 dhe moment të tjera tensioni ku ai ka qenë dëshmitar në vetë të parë.

Akti i Haxhisë për t’u përballur fizikisht (e jo në mungesë), me drejtësinë e vendit të tij, ka brenda guxim dhe sfidë. Sepse akuzat me të cilat përballet, por edhe ato të cilat thotë se do t’i provojë ndaj Berishës e të tjerëve, janë një mal i lartë e i vështirë për t’u ngjitur. Kjo është sfida e një personi, e cila deri më sot është refuzuar të dëgjohet me kokëfortësinë dhe indiferencën më kriminale nga një sistem i tërë i drejtësisë, i cili i ka konsideruar gossip politik të një të dënuari, ato që thoshte njeriu më i afërt i Berishës. Pa ndërmarrë asnjë hap ligjor në drejtim të provimit ose jo të akuzave që Haxhia ka adresuar ndaj një pjese të mirë të klasës politike shqiptare të vitreve ’90.

A ka patur nevojë që Izet Haxhia të vetëdorëzohej, që të bëheshim më në fund të ndjeshëm ndaj vrimës së zezë që ka lënë pas një ngjarje si ajo e vrasjes së Hajdarit? Apo dhuna që pasoi funeralin e tij, ku ra i gjithë shteti? A ka patur njeri sy në sistemin e drejtësisë të lexojë qoftë dhe një herë të vetme, ato që ka thënë Izet Haxhia në lidhje me ngjarjet më dramatike të Shqipërisë së viteve të tranzicionit?

Deri më sot kemi drejtësi të munguar e thellësisht defektoze si për vrajsen e Hajdarit, ashtu edhe për 21 janarin, Gërdecin, fajdet, disa zgjedhje të vjedhura dhe dhjetra raste të famshme korruptive djathtas dhe majtas. Heshtje dhe mbyllje sysh – kjo ka qenë deviza e drejtësisë shqiptare, e cila ka prodhuar situatën ku fajtori ikën gjithnjë në drejtim të paditur. Ose më saktë, vijon të mbetet i veshur me imunitetin e politikës…

Rasti Haxhia shënon njërin ndër nervat e zbuluar të drejtësisë shqiptare. Në secilin prej vendeve që na rrethojnë, pa shkuar lart në Gjermani apo Skandinavi, akuza si ato që ai ka postuar rregullisht në rrjetet sociale e mediat kombëtare, do të kishin vënë në lëvizje disa pista hetimi njëherësh. Por Izet Haxhia ka folur në vakum, ka folur përballë omerta-s së fajshme që drejtësia kishte prodhuar dhe imponuar si normë të gjithëpranuar. Standarti zyrtar ka qenë: mbyll sytë, veshët dhe gojën! As akuzat e frikshme të Izet Haxhisë nuk kanë mundur ta lëkundin nga vendi këtë ligj të pashkruar, këtë aleancë kriminale të politikës dhe drejtësisë. Që shpresohet të shkërmoqet gradualisht, si çdo e keqe që ka një fillim dhe një fund. Edhe me ndihmën e rikthimit në Shqipëri të njërit prej personazheve kyç të jetës publike shqiptare të viteve ’90.

Next Post
Si sot, më 24 Prill, lindi Shirli Meklejn dhe vdiq Defo

Si sot, më 24 Prill, lindi Shirli Meklejn dhe vdiq Defo

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza e The Times/ Trump e injoroi paralajmërimin e JD Vance për Iranin, pse e dërgoi në negociata?

Analiza e The Times/ Trump e injoroi paralajmërimin e JD Vance për Iranin, pse e dërgoi në negociata?

April 12, 2026
Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve direkte, takimi në Uashington të martën

Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve direkte, takimi në Uashington të martën

April 12, 2026
Negociatat SHBA-Iran, BBC: Ka sinjale për bisedime të fshehta përmes ndërmjetësimit të Pakistanit

Negociatat SHBA-Iran, BBC: Ka sinjale për bisedime të fshehta përmes ndërmjetësimit të Pakistanit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari/ Qytetarët presin në radhë, dalin masivisht në votime! Pjesëmarrje rekord

Zgjedhjet parlamentare në Hungari/ Qytetarët presin në radhë, dalin masivisht në votime! Pjesëmarrje rekord

April 12, 2026
Mungesa e karburantit për avionët, a duhet të rezervoni pushimet apo të prisni? Ja informacionet që duhet të dini

Mungesa e karburantit për avionët, a duhet të rezervoni pushimet apo të prisni? Ja informacionet që duhet të dini

April 12, 2026
Fshatarët refuzuan të paguajnë “taksat”, të paktën 21 të vrarë në Nigeri pas përleshjeve me bandat

Fshatarët refuzuan të paguajnë “taksat”, të paktën 21 të vrarë në Nigeri pas përleshjeve me bandat

April 12, 2026
Begaj flet në Kuvendin e RMV-së: Vlerësojmë mbështetjen tuaj ndaj Kosovës!

Presidenti Begaj uron nga Korça: Gëzuar Pashkën, të bëhemi më solidarë me njëri-tjetrin!

April 12, 2026
Ëndërronin klubet shqiptare! Futbollistët afrikanë paguan 6 mijë euro, vizat dolën false, prokuroria nis hetimet

Ëndërronin klubet shqiptare! Futbollistët afrikanë paguan 6 mijë euro, vizat dolën false, prokuroria nis hetimet

April 12, 2026
Rusia e gatshme t’i japë Evropës gaz natyror, ja kushti i Kremlinit

Rusia e gatshme t’i japë Evropës gaz natyror, ja kushti i Kremlinit

April 12, 2026
Irani zbulon dy kërkesat kryesore për t’i dhënë fund konfliktit me SHBA

Irani zbulon dy kërkesat kryesore për t’i dhënë fund konfliktit me SHBA

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In