• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vetë socialistët po mundin socialistët

by Ben Andoni
20/11/2018 20:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Pavarësisht akuzave me të cilat mbulohet sot Partia Demokratike për manipulimin e zgjedhjeve, publiku shqiptar e ka të qartë se formacioni që drejtohet de facto nga Sali Berisha e kish të pamundur të fitonte zgjedhjet. Gjithsesi, në vazhdën e zakonshme të futjes së duarve kudo kur bëhet fjalë për zgjedhje, edhe këto të fundit, paçka atyre që u thanë po dalin me mangësi. Anipse, kurrsesi aq të mjafta, që PD-ja të vinte në fuqi. Gabimi taktik me “Çadrën”, sloganet luftë-përcjellëse dhe tulatja pas Marrëveshjes së Majit i bëri Demokratët të rrinin aty ku e kishin vendin prej katandisjes që i ka bërë kreu i tyre de jure Basha dhe ai de facto Berisha. Por, nëse do të flisnim për alternativa, publiku i gjerë priti që mandati i dytë i Socialistëve të bënte përjashtimin e zakonshëm nga trendi i zakonshëm i qeverive shqiptare: Pra, që qeveritarët të ishin pak më të mbledhur, modestë dhe më me këmbët në tokë. Mbi të gjitha, Shqipërisë t’i kthehej një grimë shpresë.

Fatkeqësisht, socialistët dalëngadalë po shkojnë në rrugën e paraardhësve të tyre demokratë, si të bindur qartë se segmenti i tyre i pushtetit po zvogëlohet me ikjen e kohës së mandatit. Ka një disnivel tejet të lartë të asaj që thonë ministrat e z.Rama dhe të atyre që ndodhin realisht. Ka një humnerë të madhe të legalizimeve, që megjithë gijotinën e kryeministrit Rama ndaj zyrtarëve të saj të korruptuar nuk po bën fare ndryshim. Më keq akoma, janë shërbimet e popullatës dhe mbi të gjitha trajtimi i tyre që jo thjesht lë shteg për të dëshiruar, por janë shumë larg kërkesave normale. Nëse do të dëgjosh edhe aferat që lidhen me tenderat dhe ato do të provohen se janë në këto nivele korruptive sa edhe po tregohen në publik, atëherë realisht shqiptarët janë duke shkuar kah një drejtimi të hidhur.

Të parët që e kanë kundërshtuar janë vetë socialistët e thjeshtë. Ata janë gjithnjë e më të pakënaqur e të pambrojtur me akrobacitë e pakuptimta të kryeministrit për të pjellë personazhe patriotikë, që të fashisë pakëz zhurmën kundër tij. Vetë njerëzit e thjeshtë janë të pakënaqur me retorikën lodhëse të pushtetit dhe propagandën e frikshme. Shqipëria po eksporton krahun e punës dhe po importon vuajtjen, të gjithë lodhjen e kontinentit dhe mbi të gjitha po largon shpresën, që përkthehet me ikjen e të rinjve. Socialistët e thjeshtë janë më të vuajturit, të paktën moralisht, sepse besonin që mandati i dytë i z.Rama do të fashiste shumë gjëra. Por, nuk është e thënë. Kinse socialistët, të tillë sepse po e provojnë që ideologjikisht s’kanë asgjë me Socializmin, po e çojnë vendin në zgrip. Nëse fati nuk do vinte një personalitet pa peshën e liderit të vërtetë si Basha, atëherë z.Rama s’do kishte kohë për shown e tij të zakonshëm. Kurse Socialistët e thjeshtë do ishin më të qetë pasi bashkë me forcën e tyre politike do të ishin në opozitë, aty ku po tregon se do të shkojë e Majta. Sido që të shkojë rezultati i zgjedhjeve. (Javanews)

 

 

 

 

Next Post
“Çelja e negociatave pas një viti”, Kotzias zbardh skemën e BE?

VIDEO/ Kotzias deklaratë tronditëse: Diplomatë grekë, të përfshirë në trafikun e organeve të fëmijëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In