• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vështirësitë e grave pa të ardhura për divorcin në gjykatë

by A R
17/10/2016 21:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gratë që përballen me problemet e dhunës në familje e kanë të vështirë të përfundojnë divorcet e tyre, për shkak të pamundësisë për të paguar tarifën e psikologut, i cili thirret në proces në nivelin e ekspertit.

“Nuk kisha mundësi që të paguaja tarifën e psikologut, ishte 15 mijë lekë”, tha një prej këtyre grave.

Për t’iu ofruar një zgjidhje grave, të cilat përballen jo vetëm me dhunën në familje, por edhe me probleme ekonomike, Komiteti drejtues kundër Dhunës në Familje ka propozuar ofrimin falas të psikologëve të institucioneve.

“Gjykata të njohë në rolin e psikologut, psikologët e institucioneve për ta ofruar këtë shërbim pa pagesë. Të licencohen ose të pranohen për t’u futur në listën e ekspertëve që ka Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan për t’u përzgjedhur më pas nga gjyqtarët”, tha Dhoksa Gjoka nga “Forumi i Gruas” për tch.

Ndërkohë, burime zyrtare nga Gjykata e Elbasanit thanë për Top Channel se, ligjërisht është e pamundur të ndërhyjnë në pavarësinë e gjykatësit për të përzgjedhur ekspertët e çështjes.

Në këtë rast, zgjidhje do të ishte çelja nga ana e Ministrisë së Drejtësisë e një fondi të psikologëve pa pagesë, njësoj siç funksionon fondi i avokatëve pa pagesë.

Nga ana tjetër, gjykatat përballen me problemin e një tregu psikologësh ende të parregulluar. Vetëm në prill të këtij viti është miratuar Urdhri i Psikologut, i cili pritet të rregullojë këtë shërbim dhe në përbërje të të cilit do të jenë vetëm psikologë të certifikuar profesionalisht dhe të licencuar./a.m.

Next Post
Berat/ Abuzuan me pronat, kallëzohen penalisht 13 specialistë dhe 2 ish-regjistrues të  ZVRPP

KLSH rekomandime për menaxhimin e financave publike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e mërkurë 25 mars 2026

March 24, 2026
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, vihet në zbatim plani i masave të sigurisë në GJKKO! Dy skanerë për kontroll të imtësishëm

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, vihet në zbatim plani i masave të sigurisë në GJKKO! Dy skanerë për kontroll të imtësishëm

March 24, 2026
Ilir Meta feston në burg 57-vjetorin, Tedi Blushi i përcjell urimin në rrjetet sociale: Je lider i pathyeshëm dhe simbol qëndrese

Ilir Meta feston në burg 57-vjetorin, Tedi Blushi i përcjell urimin në rrjetet sociale: Je lider i pathyeshëm dhe simbol qëndrese

March 24, 2026
Mundësi për marrëveshje me Iranin? Netanyahu zbulon bisedën me Trump-in: Të realizojmë qëllimet e luftës

Mundësi për marrëveshje me Iranin? Netanyahu zbulon bisedën me Trump-in: Të realizojmë qëllimet e luftës

March 24, 2026
Irena Gjoka lë në burg Ilir Metën

Ilir Meta kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, GJKKO shqyrton sot kërkesën e ish-Presidentit

March 24, 2026
Shpalli kandidaturën për kryetare të PD, Kokalari: Kërkesa do t’i shkojë Berishës nga avokatët amerikanë!

Noka s’i tregon adresën, Kokalari publikon mesazhet: Njoftova edhe Shkëlzenin, se ai i filtron kandidaturat!

March 24, 2026
kosove-autobus

Rritja e çmimit të naftës, operatorët e Transportit: Rrezikohet reduktimi i autobusëve, shteti të ndërhyjë

March 24, 2026
Irani sulme dhe në Europë? Policia britanike gjurmon një grup të rrezikshëm islamist

Irani sulme dhe në Europë? Policia britanike gjurmon një grup të rrezikshëm islamist

March 24, 2026
Shkenca shqiptare në zi! Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

Shkenca shqiptare në zi! Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

March 24, 2026
Sot konkursi për pasuesin e Prodës, 14 kandidatët në garë 20 minuta kohë për të shpalosur platformën

Sot konkursi për pasuesin e Prodës, 14 kandidatët në garë 20 minuta kohë për të shpalosur platformën

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In