• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vështirësia e qarkullimit të elitave në PS dhe PD

by Ben Andoni
20/11/2017 14:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Në fillim të çdo cikli drejtimi, që korrespondon me mandate qeverisëse, publiku dhe qarqet që lidhen për interesa të ndryshme me politikën janë shumë të interesuar të shikojnë prurjet e reja që prezantohen. Në sistemin zgjedhor, që aplikon Shqipëria, ku pjesën e drejtimit dhe caktimit të formave dhe brendisë e bën de facto kryetari i partisë, prurjet e elitave janë në një farë mënyre fizionomia e organizimit të vetë kryetarit. Kuptohet se në aspektin de jure kryetari është njësoj i vendosur edhe si pjesa e forumeve që mundëson këto zgjedhje, por në thelb gjithçka mbetet vetëm për zgjedhjet e tyre.

Në ditët tona shtresëzimi i elitave shqiptare është shumë konfuz, për arsye se misioni i tyre është i ndarë në mes imazhit mediatik dhe atij pozicioni, që i duhet të mbajë në forume apo në parlament. Kjo e bën një pjesë të elitës, që prezantohet, të bëjë rolin e specialistit në çdo fushë, ku media e kërkon si ushqim të gjallë për debate dhe për sigurimin e audiencave, ashtu si nga ana tjetër edhe në kontributet reale në parlament e gjetkë. Për elitat, duhet të kemi parasysh se nuk janë vetëm prurjet e reja, por edhe armatat e mëdha të këshilltarëve dhe shpurës politike, që ndjekin të zgjedhurit. E gjithë kjo lloj kakofonie që krijohet zakonisht me ardhjen e tyre (shpesh individë pa asnjë kontribut real) ka bërë që njerëzit të humbasin konceptin e kontributit të vërtetë të intelektualit, kuptimin e ndryshimit me intelektualin e angazhuar, apo me kinsen, që është gati vetëm për të bërë zhurmuesin në debatet e televizionit.

Ashtu si në botë, tashmë veprimtaria, kontributi i secilit është i dukshëm, por edhe i matshëm, ndaj shoqëria reagon në lloj-lloj formash para të ashtuquajturave elita të reja. Ky koncept nuk përmbledh më vetëm ata që janë të rinj në moshë, por edhe prurjet e reja të partive në organizimet e ndryshme.

Në rastin tonë, në parlament duket se këto elita nuk po e gjejnë kurrsesi vendin e tyre. Në Partinë Socialiste është forcuar disi zëri i Vasilika Hysit, që erdhi nga mandati i shkuar apo Ermonela Felaj është bërë shumë më e dukshme, por sërish peshën kryesore e mban vetëm e vetëm Edi Rama dhe grupi i tij. Të tjerët duken thjesht numërorë.

Madje, janë njerëzit përreth Ramës që duke e imituar kryetarin, mundohen të godasin prurjet e reja të PD-së, që për hir të së vërtetës duken në një mjedis aspak komod në parlamentin shqiptar. Vetë Edi Rama mundohet t’i çojë nga gjumi deputetët e PD-së, që janë në një mjedis aspak miqësor qoftë nga sulmi verbal i kryetarit socialist por edhe nga mungesa e inkurajimit të vetë PD-së. Përveç Salianjit që është bërë aktiv qysh para ardhjes në këtë legjislaturë, Oriola Pampuri, Kadiu, Kosova, Meçorapja, Gjunkshi, Baçi, Hoxholli, Frrokaj, Hasa janë krejt inaktivë në kampin e PD-së. E po kaq konsiderohen edhe Romeo Gurakuqi dhe Valentina Duka, që priteshin të ndryshonin diçka prej përvojës së tyre intelektuale nga krahu i PD-së. Në rolin e intelektualit klasik, megjithë angazhimin e tyre, ata nuk po e gjejnë dot veten në këtë sallë parlamenti mbushur me stigmë dhe urrejtje.

Megjithatë, duket se politikani i ri i elitës shqiptare është bërë më pragmatist duke ndjekur këshillën e kryetarit dhe duke e ruajtur fort imazhin e tij, pa pyetur për konsideratat lidhur me staturën personale. Në fushëbetejë kanë mbetur vetëm ata që bërtasin dhe mund të përballin luftën mediatike, sepse lufta reale mes krahëve politikë është luftë verbale dhe aspak thelbësore. Për fat të keq, elitat e sjella nga kryetarët kurrë nuk mund t’i gjesh në formën e pandikuar, ata janë një lloj ushtrie nën hije që pret të shfaqet në momentin e duhur dhe kur i duhen kryetarit, e kuptohet kur tregojnë se janë të aftë për beteja informale.

Me pak fjalë prurjet e dy partive në këtë legjislaturë të re, nuk kanë sjellë asfare ndonjë ndryshim, përveç se u ka lënë terren të plotë kryetarëve dhe benjaminëve të tyre më të afërt, që ta përdorin parlamentin, si shtëpinë e tyre të oratorisë boshe dhe arenë përplasjesh, ku publiku i parë janë ata të pagojët, elitat e reja, që në vend të kontribuonin në një mjedis ndryshe vetëm duartrokasin e duartrokasin, kur u bëhet me shenjë. (Javanews)

Next Post
Arrestohet një person që dyshohej se donte ta vriste kancelaren Angela Merkel

Angela Merkel, lëkundja e kancelares së përjetshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pezullimi i vizave amerikane? Spiropali: Trillim politik! Udhëhumburit e Tiranës kanë vënë kujën…

Pezullimi i vizave amerikane? Spiropali: Trillim politik! Udhëhumburit e Tiranës kanë vënë kujën…

January 15, 2026
Izraeli dhe Irani siguruan njëri-tjetrin përmes Rusisë: Nuk do të sulmojmë të parët!

Izraeli dhe Irani siguruan njëri-tjetrin përmes Rusisë: Nuk do të sulmojmë të parët!

January 15, 2026
Krishtlindjet, Begaj nga Katedralja Ngjallja e Krishtit: Kjo ditë duhet të na bëjë të duam më shumë njëri-tjetrin! Të ndihmojmë më të dobëtit!

27-vjetori i masakrës së Reçakut, Begaj: Ndërgjegjësoi komunitetin ndërkombëtar për gjenocidin që po ndodhte në Kosovë

January 15, 2026
Hapet gara për numrin 2 të ‘FBI-së shqiptare’, kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët

Hapet gara për numrin 2 të ‘FBI-së shqiptare’, kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët

January 15, 2026
Ulen kuotat e lumenjve Drin dhe Bunë rreth 20 cm

Ulen kuotat e lumenjve Drin dhe Bunë rreth 20 cm

January 15, 2026
Pas arratisjes së Altin Ndocit, 15 të burgosur zhvendosen nga Durrësi në Peqin, dalin pamjet

Pas arratisjes së Altin Ndocit, 15 të burgosur zhvendosen nga Durrësi në Peqin, dalin pamjet

January 15, 2026
Ministria e Mbrojtjes thirrje të rinjve: Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura

Ministria e Mbrojtjes thirrje të rinjve: Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura

January 15, 2026
Arrestohet në Fier 43-vjeçari me dy identitete, kërkohej për trafik droge

Po transportonte 60 kilogramë kanabis që ishte planifikuar të shitej në Tiranë dhe Krujë, arrestohet 52-vjeçari

January 15, 2026
15 janari i përgjakur, 27 vite nga masakra e Reçakut

15 janari i përgjakur, 27 vite nga masakra e Reçakut

January 15, 2026
Mosmarrëveshje SHBA-Danimarkë për Groenlandën, Trump: Është jetike për sigurinë tonë, NATO të na udhëheqë ta arrijmë

Mosmarrëveshje SHBA-Danimarkë për Groenlandën, Trump: Është jetike për sigurinë tonë, NATO të na udhëheqë ta arrijmë

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In