• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Vështirë të vërtetohet fajësia e Shullazit, situatë e ngjashme me rastet e tjera”

by A R
18/04/2016 18:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi i emisionit “Xhungël”, Artan Hoxha bëri të ditura detajet që çuan në ndalimin e Emiljano Shullazit, kushëririt Blerim Shullazi dhe shokut të tij Gilmando Dani. Sipas Hoxhës është shumë e vështirë të provohet fajësia e Shullazit, pasi kjo nuk është hera e parë që ai ndodhet në një situatë të tillë.

“Për shkak të presionit shumë të madh politik, e për shkak të konfliktit prokurori-polici sa do jetë në gjendje gjykata të japë një vendim të drejtë. Është shumë e vështirë të provohet fajësia e Shullazit dhe dy personave të jerm. Në të njëjtën situatë ai ka qenë shumë herë dhe ose ka marrë dënim minimal ose ka dalë i pafajshëm.”- deklaroi Hoxha në rubrikën “Opinion” në “News24”.

Sipas Hoxhës, prokuroria hetoi lidhur me Shullazin, duke e mbajtur jashtë policinë, pasi kishte dyshime se mund të kishte rrjedhje informacioni.

Lidhur me skenarin e kërcënimit të dy akademikëve Mynyr Koni dhe Dhori Kule, Artan Hoxha tha se policia nuk kishte asnjë dijeni, deri kur ish-kryeministri Berisha denoncoi publikisht Shullazin.

“Shullazi është një emër që është në kronikat e gazetave televizioneve prej më shumë se një dekade, edhe për ngjarjet ku është përfshirë, vazhdimisht ai i ka shpëtuar zinxhirit të drejtësisë në vend. Është arrestuar dhe liruar nga burgu edhe kur ka qenë PS në pushet dhe kur ka qenë PD. Ka qenë herë me njërën palë dhe herë me palën tjetër, për të mos thënë që ka qenë me forcën që është në pushtet, për t’i krijuar vetes një lloj imuniteti. Gjithçka duket se ka nisur nga një deklaratë që ka bërë ish-kryeministri Berisha për denoncimin e dy akademikëve. Forcat e policisë nuk kanë patur dijeni deri në momentin që është bërë denoncimi nga Berisha. Nga të dhënat e siguruara në rrugë operative rezulton se kandidati për rektor, Myhyr Koni sapo kishte lënë punën, po shkonte në banesën e tij që ndodhet pranë Universitetit të Shkencave të Natyrës. Ka qenë duke ecur në këmbë. Ai kujton se e ka ndaluar një Benz, ku ishin disa djem që i kanë kërkuar të hipte në makinë. Njeri nga djemtë i ka dhënë jam Emiljano Shullazi dhe kërkoj që të tërhiqesh nga gara. Ai është larguar me premtimin se do tërhiqej nga gara. Më pas ai ka qëndruar i izoluar në shtëpi. Ka komunikuar me rektorin në detyrë Dhori Kule, të cilit i ka komunikuar se ndodhet në një situatë të tillë dhe do jepte dorëheqjen. Zoti kule i ka thënë nuk duhet të japësh dorëheqjen. Por edhe rektorit Kule i ka prerë rrugën një autoveturë, që i njëjti person i ka thënë jam filani mos e pengo për të dhënë dorëheqjen kandidati Myhyr Koni. Nga ky moment nuk dihet se si është njoftuar Berisha mbi këtë skenar. Policia i ka dhënë mbrojtje myhyr konit dhe të njëjtën gjë ka bërë për rektorin kule dhe të dyve u është kërkuar të bëjnë deklarime lidhur me këtë ngjarje. Kjo ka krijuar problematikën tjetër. Kur janë thirrur në polici si kandidati për rektor ashtu dhe rektori nuk kanë identifikuar konkretisht se personi që u ka kërkuar të heqin dorë nga gara është Shullazi. Kandidati për rektor ka thënë po më kanë ndaluar, dhe më kanë kërkuar të heq dorë nga gara. Ka thënë e njoh Shullazin si imazh por nuk e identifikoj dot nëse ka qenë ai. Pak a shumë të njëjtën gjë ka thënë edhe zoti Kule. Për këtë arsye policia ka shoqëruar, Emiljano Shullazin, kushëririn e tij Blerim Shullazi dhe Gilmando Danin. Për këtë rast Shullazi ka thënë nuk kam dijeni për këtë ngjarje. Diku rreth orës 24:00 një oficer i policisë gjyqësore i krimeve të rënda i kërkon Drejtorisë së Policisë ekzekutimin e tre urdhër ndalimeve, prokuroria thotë se i ka hetuar, duke mbajtur jashtë policinë, pasi dyshonte se mund të kishte rrjedhje informacioni. Rasti i parë është kërcënimi i biznesmenit Jani Zaka për një garazh në tiranë. Rasti i dytë ka të bëjë me gjobëvënie të një biznesmeni kafeje në Durrës, rasti i tretë ka të bëjë me ish-Vollgën në Durrës. Është një rast që ka patur një konflikt të vazhdueshëm. Fillimisht ajo pronë është shitur për rreth 800 mijë dollarë. Më mbrapa ka lindur problemi se një grup personash kanë tentuar ta marrin nga pronari ta marrin mbi veten. Në fakt kjo pronë është aktualisht pronë e pronarëve të vërtetë dhe 30% është pronë e Emiljano Shullazit. Dhe kjo pronë është e dhuruar.”- deklaroi Hoxha.

Next Post

Në cilën gjendje jemi sot si shoqëri?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

February 9, 2026
Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

February 9, 2026
“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

February 9, 2026
Viktimat në Ukrainë nga lufta, raporti i OKB: Më shumë se 2,500 civilë të vrarë vetëm në 2025-ën, shkak përdorimi i armëve me..

Lufta në Ukrainë/ Koloneli: Kolapsi ekonomik mund ta ulë Rusinë në negociata

February 9, 2026
Vendimi për vulën e PD/Minxhozi: Sot Lulzim Basha nuk ka më asnjë vlerë politike

Minxhozi: Rama nuk është drejtues podcasti por kryeministër, reforma ndodhet në vdekje klinike!

February 9, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Dënojeni me vdekje lirinë!

February 9, 2026
Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

February 9, 2026
Juristi: Kushtetuesja nuk i dha zgjidhje mosmarrëveshjes së kompetencave mes dy pushteteve, duhej të pyeste “Venecian”

Juristi: Kushtetuesja nuk i dha zgjidhje mosmarrëveshjes së kompetencave mes dy pushteteve, duhej të pyeste “Venecian”

February 9, 2026
“Pas 10 vitesh Reforma duhet të rishikohet”, Manjani zbulon nenin që do ndryshojë Rama

“Pas 10 vitesh Reforma duhet të rishikohet”, Manjani zbulon nenin që do ndryshojë Rama

February 9, 2026
Pezullimi i Ballukut, Rama: Një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë në errësirë! Çfarë thonë “Venecia” e “Strasburgu”

“Rama është korrekt”/ Eksperti ligjor: I hynë në territorin e tij dhe shkoi në Gjykatë Kushtetuese!

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In