ISHP ngre shqetësimin se në këtë periudhë të vitit e kanë të vështirë të bëjnë dallimin mes gripit dhe COVID.
Specialisti i ISHP Artan Simaku, thotë se ndryshe nga një vit më parë, këtë kohë gripi i tipit A është përhapur në të gjithë vendin.
Specialistët thonë se janë të pakët rastet e gripit te të rinjtë nën moshën 20 vjeç, kryesisht janë të moshuar. Në spitale nuk ka asnjë rast të raportuar në gjendje të rëndë.
Mjekët këshillojnë vaksinën e gripit sidomos për grupet e riskut.
/b.h