• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Veseli: Nuk do të lejojmë cënimin e sovranitetit nga Serbia

by A R
23/11/2018 14:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli deklaroi se nuk do të lejojë provokime që mund të shkaktojnë pasiguri, cënimin e sovranitetit dhe integritetit tonë territorial dhe institucional, por gjithashtu nuk do lejohen veprimet që kërcënojnë shqiptarët, serbët dhe komunitetet e tjera në veri të Kosovës.

Veseli në një konferencë për media, tha se vendimet e fundit të institucioneve të Kosovës kanë për synim ta ndalin destruktivitetin e liderëve institucionalë të Serbisë kundër Kosovës.

Kryeparlamentari Veseli duke i konsideruar këto vendime si legjitime, legale dhe transparente, u shpreh se ato nuk duhet të interpretohen si veprime kundër komuniteteve të caktuara.

“Republika e Serbisë, lidershipi i saj duhet ta kuptojë se politika e urrejtjes, bllokimit, provokimit ndaj Kosovës është duke e rrezikuar stabilitetin rajonal. Është kundër frymës së dialogut të proklamuar. Kjo politikë nuk i ndihmon bashkëjetesës në mes shqiptarëve, serbëve dhe komuniteteve tjera në Kosovë. Ka ardhur koha që të ndalen provokime të tilla. Nuk do të lejojmë provokime që mund të shkaktojnë pasiguri ose jo stabilitet në vendin tonë, nuk do lejojmë cenimin e sovranitetit dhe integritetit tonë territorial dhe institucional, nuk do lejojmë veprime që kërcënojnë shqiptarët, serbët dhe komunitetet tjera në veri të Kosovës, nuk do lejojmë asnjë veprim që cenojnë bashkëqytetarët tanë serb kudo që jetojnë në Kosovë“, tha Veseli.

Përmes një konference për media iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë besim në institucionet e Kosovës dhe të mos bien pre e provokimeve dhe gjuhës së urrejtjes.

Veseli u shpreh se ndonëse Kosova është e angazhuar që t’i zgjidh problemet me Serbinë, nuk mund të lejojë deri në pafundësi synimet destruktive ndaj vendit të saj.

“Ata duhet ta ndjejnë veten qytetarë të lirë dhe të sigurt të shtetit të pavarur dhe sovran Republikës së Kosovës. Kosova është e angazhuar që të zgjidh problemet me Serbinë në mënyrë konstruktive përmes dialogut dhe mirëkuptimit. Por kjo nuk do thotë që ne do të tolerojmë pafundësisht synimet destruktive ndaj shtetit tonë, apo përpjekjet për të tensionuar çdo herë dhe çdo kohë gjendjen në vendin tonë. E ardhmja e Kosovës dhe e gjithë rajonit është integrimi në Bashkimin Europian. Republika e Kosovës është e angazhuar që të garantojë stabilitet, sundim të ligjit në çdo pjesë të territorit të saj”, u shpreh ai.

Gjithashtu ai u shpreh se institucionet e Kosovës do të funksionojnë dhe veprojnë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet në fuqi.

Ky deklarim i kryeparlamentarit, Kadri Veseli erdhi pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për taksën 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës, veprim ky i cili po kundërshtohen nga serbët që jetojnë në Kosovë, dhe që kanë paralajmëruar edhe protesta gjatë ditës së sotme.

/b.d

Next Post
Ndryshon moti, sot ulen temperaturat dhe nisin reshjet e shiut

A do të rikthehen reshjet e shiut? Ja parashikimi për të shtunën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In