Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, deklaroi sot se në ditën e çlirimit të Skënderajt u përula me ndërim para varreve të bashkëluftëtarëve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.
Nëpërmjet një postimi në statusin e tij Facebook, Veseli shprehet: “Në ditën e çlirimit të Skënderajt, bëra një vizitë në Prekaz, në fshatin që historia e kombit shqiptar e ka të gdhendur me shkronja të përjetshme për kontributin e pallogaritshëm të dhënë në luftën për liri”.
“U përula me mall e nderim para varreve të bashkëluftëtarëve në kompleksin memorial “Adem Jashari”, të cilët duke sakrifikuar jetët e tyre na mundësuan shtetin e pavarur që gëzojmë sot. Po ashtu, pata kënaqësinë që të përuroja rrugën unazore të sapopërfunduar, së cilës i është vënë një emër i bukur e shumë domethënës, 17 shkurti”, shkruan Veseli. /b.d











