• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Vërtetë ka ndryshuar Donald Trump?

by Java News
25/04/2017 09:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një javë strategjia globale e administratës Trump duket se ka kryer një “kthesë në formë U-je”. Ajo që dihet presidenca më e afërt me izolacionizmin e historisë amerikane së kohëve të fundit, aq sa të rikuperonte sloganin “America First” e fillimviteve ’40-ta, ka ndryshuar pozicionin e saj lidhur me luftën civile siriane dhe ka hyrë në një përplasje ushtarake me Korenë e Veriut. Një vëzhgim paraprak lidhur me hipotezën e një ndryshimi strategjik të sinjalizuar nga evolucionet më të fundit është se, pavarësisht që politika e jashtme nuk ka qenë në qendër të mendimeve të Trump si kandidat, ashtu si edhe të debatit politik para 8 nëntorit, gjithsesi dy elementë qenë gjithsesi të deduktueshëm nga programi i tij elektoral dhe nga sa ka dalë në debatet televizive me Hillary Clinton.

Nga njëra anë që lufta kundër Shtetit Islamik do të zinte një vend qendror në politikën e jashtme të vendit në rast të një fitoreje republikane. Nga ana tjetër që kuadranti rajonal i konsideruar strategjik për interesat jetike e Shteteve të Bashkuara të Donald Trump, ashtu si në 8 vitet e Barack Obama, do të ishte Azi Paqësori. Kthehet të jetë një aktor vendimtar në Siri (lëshim 59 raketash mbi bazën Shayrat), të japë një provë të fortë vullneti për të asgjësuar ISIS-in (përdorim i bombës MOAB mbi Shtetin Islamik – Provinca e Khorasan), dërgon aeroplanmbajtësen “Carl Vinson” ka mundësi në drejtim të Gadishullit Korean dhe dërgon Zëvendëspresidentin Mike Pence në Seul e Pekin me testimet raketore të Phenianin në zhvillim, janë zgjedhje që duken koherente me premtimet politike e administratës së re.

Pavarësisht se ngjarjet e ditëve të fundit duken të gjitha të rëndësishme, përdorimi i bombës MOAB (“Massive Ordnance Air Blast Bomb” apo “Mother of AllBombs”) është ajo më e ngarkuar me domethënie. Në fakt, duket në gjendje të na sigurojë të paktën 3 tregues lidhur me drejtimin e marrë nga administrata Trump në dimensionin ndërkombëtar.

I pari është se krahu “tradicionalist” i republikanëve – i përfaqësuar nga Zëvendëspresidenti Mike Pence, nga Sekretari i Pentagonit James Mattis dhe nga Këshilltari për Sigurinë Kombëtare Herbert McMaster, të cilëve u është afruar Jared Kushner, dhëndërri i Presidentit – po fiton terren në ekuilibrat e qeverisë amerikane. Ata që e pësojnë është korrenti i të ashtuquajturve “America firsters” dhe, në radhë të parë, personazhi kontradiktor Steve Bannon. Nga ana tjetër, nuk është rastësi që themeluesi i Breitbart Neës është larguar nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare pak përpara sulmit kundër regjimit të Assad. Këto raporte të reja force do të implikonin ruajtjen e impenjimeve ushtarake globale të superfuqisë dhe rilançimin e sistemeve të saj të aleancave të konsoliduara (në këtë kornizë duhet futur edhe ndryshimi i fundit i vlerësimit ndaj NATO-s).

I dyti është se Trump është i bindur për diçka që tashmë e kishte nuhatur në fushatë elektorale. Domethënë që lufta – e supozuar apo praktike – kundër Shtetit Islamik është një burim legjitimimi të brendshëm dhe ndërkombëtar. Kjo ide do të gjente konfirmim në popullaritetin që Vladimir Putin progresivisht kishte fituar me “boots on the ground” e tij në Lindje të Mesme (opsion jo i ndarë nga ana e enturazhit të tij). Për ta shkelmuar Presidentin rus nga pozicioni i liderit botëror të “preceptuar” e luftës kundër ISIS-it (Rusia lufton kryesisht degëzimet e al Qaedas në Siri dhe Ushtrinë e Lirë Siriane) është e nevojshme të ngrihet niveli i përplasjes dhe të kthehen Shtetet e Bashkuara në rolin e aktorit vendimtar në skakierën e Lindjes së Mesme.

Sipas Trump, ky objektiv mund të arrihet vetëm duke e transformuar forcën amerikane në fuqi, krejt kundër nga sa kishte bërë Obama në verën e 2013, kur Presidenti i atëhershëm preferoi të mos veprojë ushtarakisht kundër regjimit të Assad, që sipas shumë burimeve kishte përdorur armët kimike.

Treguesi i tretë është se Shtetet e Bashkuara të Trump nuk janë me çdo kusht në kërkim të “sigurimit strategjik” me Kinën dhe Rusinë. Për pasojë, nuk janë parasëgjithash të gatshëm që të marrin një qëndrim paqëtues ndaj shteteve – vasale të tyre (Koreja e Veriut dhe Siria). Në fakt, duhet kujtuar se MOAB-i nuk është një bunker buster dhe, për pasojë, përdorimi i tij kundër bazave nëntokësore të ISIS-it nuk ka qenë edhe aq efikas sa për të justifikuar përdorimin e një instrumenti që kushton 14 milion dollarë (me të cilin vlerësohet se janë vrarë rreth 80 xhihadistë).

Më shumë, bomba është menduar për të vepruar kundër fortifikimeve ushtarake dhe, për pasojë, përbën një frikësues për “bixhozxhinjtë” si puna e Kim Jong-Un dh Bashar al-Assad. Në rast se këta do të zgjidhnin që t’i sfidonin haptazi Shtetet e Bashkuara, një gjë të tillë do ta bënin në vetëdije të faktit se për ta nuk do të kishte rrugëdalje. Njëkohësisht MOAB-i përfaqëson një paralajmërim kundër Kinës dhe, në radhë të dytë, kundër Rusisë. Në raportet me dy konkurrentët potencialë, Uashingtoni duket se dëshiron të peshojë sërish atë hendek të thellë në aspektin ushtarak që luan në favorin e tij, duke bërë të shfaqet kontradikta midis imazhit të fuqive të mëdha që Pekini dhe Moska kërkojnë të përhapin dhe kapaciteve reale sfiduese.

Këto tri trgeues, bashkuar me vëzhgimin paraprak, e vendosin vëmendjen mbi mundësinë që slogani “America First” i Trump nuk është për t’u hedhur poshtë sipas qasjes xhefersoniane (izolacioniste), domethënë heqja e Shteteve të Bashkuara për t’i dhënë botës formën e vet për t’u impenjuar në ruajtjen e demokracisë brenda kufijve kombëtarë. Në të vërtetë, është më shumë për t’u kuptuar në sensin xheksonian (nacional – populist), që shikon tek siguria dhe mirëqenia ekonomike e popullit amerikan një të mirë të ndjekshme nëpërmjet një ekspozimi më të pakët ndërkombëtar të vendit, por po qe se sulmohen vendosin të arrijnë një fitore dërrmuese ndaj armikut.

Megjithatë, një shijim i parë i kësaj qasjeje është ofruar nga Trump në diskutimin e inaugurimit, kur kish premtuar: “Ne do të përforcojmë aleancat e vjetra dhe të formojmë të reja dhe do të bashkojmë botën e civilizuar kundër terrorizmit islamik radikal, që do ta çrrënjosim tërësisht nga faqja e Tokës”, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Capello: Lojtarët e Realit gjithmonë e dëmtojnë Messin

Capello: Lojtarët e Realit gjithmonë e dëmtojnë Messin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA-Iran me qëndrime të ndryshme, Trump: Negociatorët iranianë kanë frikë se do të vriten

SHBA-Iran me qëndrime të ndryshme, Trump: Negociatorët iranianë kanë frikë se do të vriten

March 26, 2026
“Shqipëria nuk ka frikë nga kërcënimet”. Rama flet për Trump, NATO-n dhe muxhahedinët

“Shqipëria nuk ka frikë nga kërcënimet”. Rama flet për Trump, NATO-n dhe muxhahedinët

March 26, 2026
Trageti i linjës Vlorë-Brindisi del në det për të shmangur përplasjet në kalatën e portit

Moti i keq, anulohet nisja e tragetit Vlorë-Brindisi. Ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla

March 26, 2026
Ofendime në Kuvend, Sekretariati i Etikes përjashton me 10 ditë Bardhin dhe Balliun

Klevis Balliu thirrje intelektualëve: Keni detyrë të bashkoheni me ne, ndryshe mos u ankoni!

March 26, 2026
Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In