• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vërshimi drejt plazheve, policia rrugore: Ja si paraqitet situata e trafikut

by Java News
08/07/2017 13:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia rrugore ka bërë me dije situatën e trafikut në vendin tonë, pas tyndjes së pushuesve për të vajtur në plazh.

Njoftimi i policisë Rrugore

SHKODËR: Në të gjithë akset rrugore të qarkut Shkodër ka trafik normal të pandërprerë të mjeteve, nuk janë regjistruar aksidente dhe bllokime të trafikut në zonën e Velipojës.

Shërbimet e Policisë Rrugore dhe të shërbimeve të tjera janë vendosur sipas planizimit për sezonin  turistik.

DURRËS: Në të gjithë akset rrugore të Durrësit ka trafik normal të pandërprerë të mjeteve, nuk janë regjistruar aksidente dhe bllokime të trafikut në zonën e plazhit të Durrësit sidomos në Gjirin e Lalëzit.

Shërbimet e Policisë Rrugore dhe të shërbimeve të tjera janë vendosur sipas planizimit për sezonin turistik.

Në ndihmë të shërbimeve të Qarkut Durrës në zbatim të planit të masave janë 5 punonjës të Policisë Rrugore Tiranë, ndërkohë që në zonën e Golemit në Kavajë janë planizuar për ditën e sotme dhe në vijim 6 punonjës të Policisë Rrugore Tiranë, të cilët monitorojnë trafikun në këtë zonë bregdetare.

Autostrada Tiranë – Maminas: Në orët e mëngjesit ka patur fluks të madh mjetesh nga kryeqyteti për në drejtim të Durrësit dhe të Gjirit të Lalëzit.

Kanë ndodhur 4 aksidente me dëme materiale(përplasje mjetesh) dhe një aksident me pasojë plagosjen e një shtetasi.

Kryerja e veprimeve në këto aksidente ka shkaktuar vonesë të përkohëshme dhe bllokim të trafikut.

Situata u përmirësua për një kohë relativisht të shkurtër dhe tani trafiku po rrjedh normalisht.

Ka shërbime të përforcuara në këtë segment rrugor të Policisë Rrugore dhe  shërbime të tjera të Policisë Shtetit.

Lezhë- Fier – Vlorë: Në të tre qarqet e mësipërme nuk janë vënë re bllokime ose ngadalësime të trafikut gjatë mëngjesit të sotëm dhe në vijim deri në orët e drekës.

Në të tre qarqet ka shërbime të përforcuara të Policisë Rrugore, të Policisë së Rendit dhe të FLO.

Edhe në brendësi të zonave turistike, plazhet e Divjakës, plazhet e zonave të Himarës dhe të gjithë bregut të jugut, Sarandës, të Shëngjinit janë nën kontroll normal të shërbimeve të Policisë Rrugore.

Kjo është situata në përgjithësi nga mëngjesi i sotëm e deri tani.

Mbasdite pritet rëndim i situatës dhe ngarkesë mjetesh në aksin rrugor Gjiri i Lalëzit – Mbikalimi-Maminasit si dhe në aksin Durrës -Tiranë.

Shërbimet e Policisë Rrugore pas orës 16,00 do të përforcohen me të tjera shërbime shtesë për të përballuar flukset e kthimit dhe të hyrjes në Tiranë.

Policia Rrrugore këshillon drejtuesit e  mjeteve në rast fluksi në mbasdite  për kthimin në Tiranë nga Durrësi  të përdorin edhe rrugë alternative nëpërmjet  rrugës së Ndroqit dhe ditën e nesërme për ata drejtues mjetesh që kërkojnë të dalin nga Tirana për në Durrës dhe për të shkuar në destiancionet e Jugut të zgjedhin sipas rastit këtë segment rrugor alternativ.

Janë porositur Drejtuesit e Policisë Rrugore Durrës, Tiranë, Lezhë, Shkodër, Vlorë dhe Fier që në çdo rast të ndodhjes së aksidenteve rrugore me ose pa pasojë në këto akse rrugore si dhe të bllokimit të trafikut dhe të krijimit të rradhëve të njoftojnë menjëherë me qëllim njoftimin në kohë nëpërmjet medias të drejtuesve të automjeteve për bllokimet e mundëshme.

Next Post
Mbërrin i nxehti përvëlues, sinoptikanët: Ja kur arrin kulmi i temperaturave

Mbërrin i nxehti përvëlues, sinoptikanët: Ja kur arrin kulmi i temperaturave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

February 6, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Kryeministri hungarez Orbán hedh sytë në Kili

February 6, 2026
Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

February 6, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Kërkesa për pezullim/ Kushtetuesja del barazim për Ballukun

February 6, 2026
Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

February 6, 2026
“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

February 6, 2026
“Epsteini” ynë

“Epsteini” ynë

February 6, 2026
Nga përndjekja e Zef Brozit, te Sollaku, Ina Rama e Dumani, Lamallari i kujton Berishës sulmet ndaj drejtësisë: Me ligjin 7501 futët Shqipërinë në vëllavrasje

Kush janë 447 personat që do lirohen pas amnistisë? Flet Ministri Lamallari

February 6, 2026
Debati për pagat e gjyqtarëve, Ndreca: Deklaratat e Ramës janë opinione, jo ndërhyrje

Debati për pagat e gjyqtarëve, Ndreca: Deklaratat e Ramës janë opinione, jo ndërhyrje

February 6, 2026
Reshjet e shiut përmbytën Himarën, uji vërshon në katet e para të banesave dhe bizneseve

Reshjet e shiut përmbytën Himarën, uji vërshon në katet e para të banesave dhe bizneseve

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In