Federata Shqiptare e Futbollit është gjobitur me 5 mijë euro nga Komisioni i Disiplinës të UEFA-s, për shkak të vërshëllimave të tifozëve kuqezinj, gjatë ekzektuimit të himnit të Francës, në ndeshjen Shqipëri-Francë të zhvilluar në “Air Albania Stadium”.
Por, Disiplina nuk është mjaftuar me kaq, teksa ka vendosur të gjobisë Shqipërinë me 23 mijë e 500 euro gjobë, për shkak të sendeve të hedhura në fushën e lojës.
Pra në total FSHF është gjobitur me 28 mijë e 500 euro. Një shumë kjo e konsiderueshme, duke ditur buxhetin e vogël që institucioni i futbollit shqiptar ka.
Takimi u luajt më 17 nëntor të këtij viti, në kuadër të kualifikueseve të Euro 2020 dhe pa si fitues Francën ku në këtë ndeshje u inagurua edhe stadiumi i ri.
g.kosovari











