Veriu i Mitrovicës është zgjuar të mërkurën me pllakata elektorale të partisë së kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiç.
Në atë pjesë të qytetit të Mitrovicës, vërehen pothuajse kudo pllakata në të cilat në alfabetin cirilik shkruan ‘ Të bashkuar mundemi gjithçka – Aleksandar Vuçiç – Serbia do të fitojë”, raporton KosovaPress.
Përmes këtyre pllakatave u dërgohet mesazh qytetarëve serbë të veriut që të votojnë kryeministrin aktual serb Aleksandar Vuçiç, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Serbisë që do të organizohen më 24 prill edhe në Kosovë, citohet “KosovaPress”.









