Pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 21 shtatorit, Qeveria ka bërë gati projektligjin për ndërtimin dhe riparimin e ndërtesave të dëmtuara.
Nisur nga ky pr.ligj, parashikohet të bëhet verifikimi në mënyrë periodike nga Instituti i Ndërtimit, në objektet të cilat kanë mbi 50 vjet që janë ndërtuar.
Gjithashtu, do të propozohen masa shtesë në rast të mosplotësimit të kërkesave me qëllim garantimin e sigurisë së tyre.
Projektligji parashikon se oponenca teknike për projektet e ndërtimit me vlerë të preventuar së paku 100 milionë lekë, dhe objektet me akses publik do të kryhet nga institutet shtetërore ose entet e tjera, të përcaktuara nga ministria. /e.s/