• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Verifikim i fakteve/ Basha apo Veliaj, kush e shkatërroi e kush e rregulloi Parkun e Liqenit?

by Java News
01/09/2018 16:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Sot kryetari i PD-se, Lulzim Basha nxorri serish zëdhënësen e tij të akuzonte Bashkinë e Tiranës për ndërtime në zonën e Gardes, por në fakt e verteta duket ndryshe. 6 vjet me pare ai vetë, pra Basha, ka parashikuar betonizimin e parkut te liqenit.
Përkundër deklaratave të zëdhënëses së PD, pak dite me pare Bashkia e Tiranes sqaroi se zona TR 169 pranë zonës së Gardës së Republikës, me planin e ri urbanistik i është kthyer Parkut të Liqenit ku nuk lejohen më ndërtime.
Nderkaq, me planin e mëparshëm të Lulzim Bashës, kjo zonë ishte planifikuar për zhvillim te plote, ku pritej që të ndërtoheshin godina banimi dhe biznesi.
Siç mund të shikoni edhe nga dokumenti, në vitin 2012 Lulzim Basha firmosi Planin e Përgjithshëm Vendor të Bashkisë së Tiranës, duke i hapur rrugë në këtë mënyrë edhe ndërtimeve në zonën e Gardës së Republikës, njësia 5/27. Pikërisht, për këtë zonë, Basha kishte filluar edhe procedurat me institucionin që e kishte nën administrim këtë territor, që të ndryshonte pronësia  e tokës dhe ajo t’u kthehej ish-pronarëve. Këtyre të fundit, në planin e firmosur nga Basha, u njihej e drejta që pas marrjes së pronësisë, ta përdornin tokën në zonën e Liqenit që është dhe një nga mushkëritë e kryeqytetit, për ndërtime të përziera si banim dhe dyqane e lokale.
Pas vitit 2015, Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë projektesh për shtimin e hapësirave publike gjithëpërfshirëse në funksion të rritjes së cilësisë së shërbimit ofruar falas qytetarëve ku vlen të përmendet Këndi i Lojërave, Këndet e Forcës, Fushat Multisportive, rikonstruksioni i Amfiteatrit të Hapur, si edhe bisedkat, çezmat dekorative, stola, kosha, ndriçim, rrjet rrugor, etj.
Investimet e realizuara  nga Bashkia e Tiranës këto tre vite dhe prishja e ndërtimeve pa leje që kishin mbirë aty në vitet 2011-2015, kanë bërë që Parku i Liqenit të jetë sot një nga hapësirat më të gjelbëruara duke u kthyer në një destinacion për të gjithë grupmoshat.
ma.me

Next Post
VIDEO/ Aksidenti në Papërr-Peqin, makina merr përpara karburantin

VIDEO/ Aksidenti në Papërr-Peqin, makina merr përpara karburantin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

January 19, 2026
A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

January 19, 2026
“Berisha, porositësi i vrasjeve”, avokati: I ka ofruar para familjes së Hekuran Dedës, por ata s’kanë pranuar

Sondazhi për “21 Janarin”: 62.9% mendojnë se Qeveria ‘Berisha’ vrau shtetasit e vet duke kryer krim shtetëtor

January 19, 2026

“21 Janari”, Sondazhi: 63.2% mendojnë se nuk ka vullnet për të vendosur drejtësi!

January 19, 2026
Rrëfimi i Bamir Topit: Telefonata e Ramës me Hysni Burgajn për 21 Janarin

SONDAZHI / 15 vite nga “21 Janari”, 47,9% e shqiptarëve: PS duhet ta çonte protestën deri në fund!

January 19, 2026
Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

January 19, 2026
Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

January 19, 2026
Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

January 19, 2026
Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

January 19, 2026
Mungesa e energjisë elektrike shqetëson pushuesit në Lezhë, deri në 8 orë pa drita

Gjysma e Tiranës në “black out”. OST del me njoftim zyrtar

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In