• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vera ‘përzihet’ me dimrin! Temperaturat lëvizin 10 gradë celcius brenda ditës

by B K
16/04/2025 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse të mërkurën  nxorrëm nga garderoba  bluzat me mëngë të shkurtëra  të premten duhet të rikthejmë xhaketat.

Brenda tre ditësh  do të përjetojmë verën dhe  vjeshtën.  Temperaturat e ajrit  parashikohet të kenë një luhatje  deri me  shtatë  gradë celcius.  Sipas meteorologët do të kthehen dhe reshjet e shiut.

“Të enjten  rritje të mëtejshme të temperaturave  ku në zona të ulëta dhe bregdet termometri  do të shkojë  deri në 29 gradë,  por të premtën presim një rënie për efekt të një mase ajore të ftohtë në  mesditë mos I kalojnë 22- 23 gradë nga e shtuna  deri javën  tjetër rritje graduale 

 

Në muajt e pranverës tipike  mëngjese të ftohta  dhe mesditë temperatura  që si durojmë dot, por  29 gradë, janë   3-4 grade mbi mesataren mujore të prillit 

Masat ajore të paqëndrueshme do të jenë prezente mbi vendin tonë kryesisht ditën e enjte dhe ditën e premte.  Reshjet e shiut priten të jenë prezente kryesisht në orët e mesditës fillimisht në veri të vendit dhe gradualisht në të gjithë territorin. Reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët dhe në veri dhe në qendër hera herës pritet të jenë  deri mesatar shoqëruar me shtrëngata dhe shkarkesa elektrike,  por lokalisht nuk do të mungojnë dhe reshjet e breshërit. Të premten reshjet do të jenë të pranishme gjatë ditës herë pas herë në pjesën më të madhe të territorit por me intensitet të ulët.”

Nga mbrëmja e të premtes deri javën tjetër moti parashikohet të jetë  kryesisht I kthjellët ndërsa vlerat e termometrit pritet  të rriten gradualisht për të kulmuar të martën  kur sipas shërbimit  meteorologjik ushtarak  do të shënojnë 29 gradë celcius.

Kjo luhatje e temperaturave  sipas mjekëve ndikon drejtpërdrejt në organizëm duke vënë në stres sistmin imunitar.   Shqetësimet  nuk I ndjejnë vetëm ata që vuajnë nga sëmundjet kronike,  por dhe  personat e shëndetshëm.

“Vetë trupi ka si funksion të ekujlibrojë  temperaturën e brendshme, por ndryshimet atmosferike me atë të trupit është një stres i menjëhershem i sistemit imunitar duke shkaktuar një ulje të sistemit imunitar dhe duke riakutizuar sëmundjet kronike. Sidomos të sistemit respirator  dhe kardiovaskular. Asmatikët, spokistët, ata me hipertension, alergjikët kanë ndikim shumë të madh nga ndryshimet e menjëherëshme.  Ndodh riinflamacion i traktit respirator. Brenda ditës ose  javës kemi luhatje menjëhershme të tensionit.  Vetë sistemi  imunitar ulet, shoqërohet me debulesë, ndjehemi më të lodhur marrim virozat më lehtë.”

Për të përballuar  luhatjen e vlerave të termometrit  mjekët këshillojnë  të  forcojmë sistemin  imunitar  përmes një ushqyerje të shëndetëshme  dhe të  ndihmojmë organizmin  në procesin    vetërregullues të temperaturës duke mos e ekspozuar ndaj  ekstremiteteve.

Next Post
“Luhatjet e kursit mund të rrisin inflacionin”, FMN kritika për mbivlerësimin e Lekut

“Luhatjet e kursit mund të rrisin inflacionin”, FMN kritika për mbivlerësimin e Lekut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrëfimi/ “Më gjej ca para se kam gruan pa bukë, pa unë do vdes”, kur Kadri Roshi i kërkonte ndihmë Servet Pëllumbit

Rrëfimi/ “Më gjej ca para se kam gruan pa bukë, pa unë do vdes”, kur Kadri Roshi i kërkonte ndihmë Servet Pëllumbit

December 27, 2025
Në prag të zgjedhjeve në Kosovë/ Si e rrit inteligjenca artificiale rrezikun e propagandës ruse

Në prag të zgjedhjeve në Kosovë/ Si e rrit inteligjenca artificiale rrezikun e propagandës ruse

December 27, 2025
Tentativë vrasje, bazë armatimi dhe trafik droge, arrestohen tre shqiptarë në Selanik! (Emrat)

Katër persona dhunojnë brutalisht 17-vjeçarin në Greqi, një prej autorëve shqiptar

December 27, 2025
Sulm i përgjakshëm në Siri/ Plagosje dhe vdekje në një xhami, destabilizohet qeveria e re

Sulm i përgjakshëm në Siri/ Plagosje dhe vdekje në një xhami, destabilizohet qeveria e re

December 27, 2025
Vlora çel zyrtarisht sezonin turistik me spektakël fishekzjarresh

“Të përdoren nga persona mbi 12 vjeç”/ Zjarrfikësit japin këshilla për të pasur kujdes me fishekzjarrët

December 27, 2025
Një plagë që ende kullon gjak

“Le Temps” e Gjenevës: A do ta nxjerrin Kosovën nga kriza zgjedhjet e reja parlamentare?

December 27, 2025
“Shembull profesionalizmi në misionin e NATO-s”, Vengu viziton Forcat e Armatosura shqiptare në Bullgari

“Shembull profesionalizmi në misionin e NATO-s”, Vengu viziton Forcat e Armatosura shqiptare në Bullgari

December 27, 2025
Tabaku: Shqiptarët duhet ta dinë kush përfiton nga paqja fiskale, sekreti tatimor s’mund të fshehë të vërtetën

Tabaku: Shqiptarët duhet ta dinë kush përfiton nga paqja fiskale, sekreti tatimor s’mund të fshehë të vërtetën

December 27, 2025
42-vjeçari humbi jetën gjatë ndeshjes në kalçeto, mjeku sportiv tregon masat që duhen marrë para çdo loje

42-vjeçari humbi jetën gjatë ndeshjes në kalçeto, mjeku sportiv tregon masat që duhen marrë para çdo loje

December 27, 2025
Mori me forcë në makinë 48-vjeçarin dhe e dhunoi, arrestohet në Rinas 36-vjeçari, tentoi të largohej nga vendi

Përplasi dy punonjës policie, përfundon në pranga 43-vjeçari në Tiranë. Drejtonte makinën i dehur

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com