• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Vera pa stres”, Bala: Për 1 vit e gjysmë 2500 shtrime në spitalin COVID-2, më të prekur meshkujt!

by
11/05/2021 19:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vaksinimi masiv ka sjellë një situatë të qetë edhe në spitale. Në një intervistë në Report TV Silvana Bala, nëndrejtoresha e “Shefqet Ndroqit” i njohur ndryshe si spitali COVID 2, tha se në këtë spital aktualisht ka 37 pacientë, 3 në reanimacion dhe 1 i intubuar. Sa i përket shtrimeve Bala tha se mesatarja është 3-4 pacientë në ditë.

“Kjo pneumoni djepin e saj e ka në këtë spital, flasim për hir të së vërtetës për një ulje të rasteve për një gjendje më të qetë të pandemisë. Sot nga spitali ku unë vij janë rreth 37 pacientë, 3 në reanimacion një i intubuar dhe shtrime të cilat bëhen për një mesatare ditore 3-4 shtrime. Këto shtrime të ardhura kryesosht në Korçë Elbasan Librazhd pasi tirana është e angazhuar për ti çuar në spitalin infektiv, ndërsa zona e jugut sjell pacientët e rëndë në spitalin tonë. Për hir të së vërtetës moshat të cilat paraqiten nuk janë shumë të vjetra, flasim për mosha mbi 50- 60 vjeç dhe 80 vjeç”, deklaroi Bala.

Sa i përket shtrimeve ajo tha se pacientët shkojnë  me vonesë te mjeku dhe në spital shtrohen kur janë në gjendje të rëndë.

“Ka pak raste por ato që vijnë janë raste të rënda me sëmundje të tjera me dëmtime të organeve. Aty trajtohen të sëmurë në gjendje të rëndë. Këto pacientë qëndrojnë disa ditë në shtëpi trajtohen ndoshta janë të frikësuar për vetë sëmundjen dhe se beojnë. Ka nga ata që se besojnë se janë të prekur nga covid. Shkojnë me vonesë të mjeku dhe prandaj janë në gjendje të rëndë në spital. Kjo sëmundje nëse kapet në ditët e para të saj shërohet dhe kalon”, shtoi më tej.

Përgjatë një viti e gjysmë te COVID 2 janë shtruar 2500 pacientë. Por ndërsa e cilësoi situatën e pandemisë të vështirë, tha se në këtë betejë ka më shumë fitore sesa humbje.

“2500 shtrime në spitalin ku punoj gjatë një viti e gjysëm. Kishte të sëmurë të rëndë me pamjaftueshmëri në frymëmarrje. Familjarë të alarmuar që nuk kuptonin sa e rrezikshme ishte kjo sëmundje, ishte një luftë që ne kishim me familjarët. Familjarët nuk shikonin se çfarë bëbinin bluzat e bardha me këto pacietnë dhe shumë herë edhe kanë baltosur sistemin shëndetësor dhe kjo gjë nuk është se na ka shtangur, kemi arsyetuar dhe justifikuar gjendjen e mocionale. Në një betejë ka humbje dhe fitore sot ne kemi më shumë fitore sesa humbje”, nënvizoi Bala.

Si një nga momentet më të vështira gjatë pandemisë Bala nënvizon 1 gushtin e vitit 2020, pasi thekson se kanë pasur të shtruar në spital 200 pacientë. Këtë situatë ajo e shikon si një ëndërr që s’do të përsëritet më.

“Në 1 gusht të vitit të kaluar 200 të sëmurë në spital. Puna u shtua dhe  tetori nëntori janari dhe shkurti kanë qenë një luftë e heshtur brenda mureve të spitalit. Ai personel ka përballuar një mbingarkesë të punës së tyre, haseshim me të sëmurë rëndë dhe me ngarkesë. E shikoj si një ëndërr që sdo përsëritet, do të ketë valëza”, shtoi ajo.

Referuar studimeve që janë bërë, nëndrejtoresha e COVID 2 thotë se burrat janë më të prekur nga virusi, sakaq shton se kanë shënuar edhe numrin më të lartë të viktimave.

“Në të gjithë botës studimet thonë se burrat janë të prekur se gratë. Disa nënvizojnë pjesnë hormonale të testosteronit që është më i lartë te burrat dhe ndërvepron në sistem imunitar. Te burra tka më shumë vdekje se te gratë. Covid do jetë një sëmundje e shekullit dhe do ketë shumë studime rreth kësaj sëmundje”, shtoi nëndrejtoresha.

Vaksinimi ka dhënë rezultate dhe Bala thekson se kjo është reflektuar te rënia e shtrimeve, por edhe te siguria e mjekëve për të shërbyer pasi tashmë s’kanë më frikë.

“Grupi i parë u konsiderua grupi i mjekëve të spitaleve si më i rriskuar. Ishte plotësisht e drejtë që duhet të fillonte nga personeli shëndetësor. Ka dhënë rezultat mjaft të mirë. Pavarësisht se kalova sëmundjen jam vaksinuar dhe e ndiej veten më të qetë në punën time. Nuk është më ajo ndrojtja dhe frika. Tashmë ke njëlloj sigurie për këtë dhe personeli shërben më i gatshëm më i hapur dhe më i sigurt. Por vaksinimi pati fatin edhe te grupet e tjera. Kjo është reflektuar te rënia e shtrimeve”

Ndërsa foli për të ardhmen e COVID në vendin tonë ajo tha se vera do të jetë pa stres por me kufizime. Por ndërsa theksoi për rikthim të COVID në vjeshtë dhe dimër, theksoi se s’do të kalojmë një valë si vitin e kaluar.

“Unë e kam harruar prindin tim pë ta parë mbi një vit se kam parë babain tim. Kam folur në telefon dhe nga afër se kam takuar. Skam dashur të jem shkaku që ti shkurtohet jeta nga unë. Vera do jetë një verë tjetër krahasuar me atë të kaluarën. Është një verë që sdo ta ketë më stresin se pjesa më e madhe do jenë të vaksinuar por do përjashtojë tavolinat e mëdha. Do jemi më të rezervuar. Sdo kemi një valë të madhe siç kaluan vjeshtën e kaluar. Kemi bërë vaksinim jemi ndërgjegjësuar. Valëza të covid do kemi, virusi në dimër dhe vjeshtë mund të shfaqet dhe të ketë numër më të madh se sot, por spitalet janë të përgatitura për çdolloj situate”./ b.h

Next Post
Pse duhet të ndryshojë PD-ja, kur nuk i duhet?!

Pse duhet të ndryshojë PD-ja, kur nuk i duhet?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pjerin Ndreu: Unë jam fajtor për përmbytjet, por ka edhe një radhë kjo punë!

Pjerin Ndreu: Unë jam fajtor për përmbytjet, por ka edhe një radhë kjo punë!

January 8, 2026
VIDEO- Durrës, situata problematike nga përmbytjet, banorët e Kënetës në protestë

VIDEO- Durrës, situata problematike nga përmbytjet, banorët e Kënetës në protestë

January 8, 2026
Lea Ypi si personazh Big Brother

Lea Ypi si personazh Big Brother

January 8, 2026
JD Vance kritika Evropës dhe Danimarkës pas çështjes së Groenlandës: Nuk kanë investuar në mbrojtje. S’është bërë punë e mirë…

JD Vance kritika Evropës dhe Danimarkës pas çështjes së Groenlandës: Nuk kanë investuar në mbrojtje. S’është bërë punë e mirë…

January 8, 2026
Çfarë dëshmoi Basha për 21 janarin që u mbyll ‘rubineti’ i informacionit?!

Pse Drejtësia për 21 janarin dhe Gërdecin mbetet për ne abc-ja e Drejtësisë

January 8, 2026
“Banorët e Ferrasit edhe Fitores janë evakuuar”/ Vengu: Vazhdojmë edhe në zona të tjera përgjatë grykëderdhjes së Vjosës

“Banorët e Ferrasit edhe Fitores janë evakuuar”/ Vengu: Vazhdojmë edhe në zona të tjera përgjatë grykëderdhjes së Vjosës

January 8, 2026
Reshjet përkeqësojnë situatën në Durrës, Koçiu: Prioritet absolut jeta e qytetarëve. Evakuohen 90 banorë nga Katundi i Ri dhe Sukthi

Reshjet përkeqësojnë situatën në Durrës, Koçiu: Prioritet absolut jeta e qytetarëve. Evakuohen 90 banorë nga Katundi i Ri dhe Sukthi

January 8, 2026
Përmbytet Novosela nga “ tërbimi” i Vjosës/ Policia nxjerr nga banesa dy të moshuarit, nuk pranonin të evakuoheshin

Përmbytet Novosela nga “ tërbimi” i Vjosës/ Policia nxjerr nga banesa dy të moshuarit, nuk pranonin të evakuoheshin

January 8, 2026
“Punë të mbarë drejtuesit të ri të SPAK”/ Rama për zgjedhjen e Klodian Brahos: Do ketë mbështetje të palëkundur për të përmbushur misionin

Rama përtej zyrës së Kryeministrit, veprat e tij shiten në galeritë e botës deri në 50 mijë euro

January 8, 2026
Babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Mashkull pervers, zhigolo! Nuk dua t’i…

Babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Mashkull pervers, zhigolo! Nuk dua t’i…

January 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In