• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vër maskën, budalla!

by A R
23/08/2020 16:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatos Çoçoli

Sot, dy në tre nga qytetarët tanë ende nuk besojnë se mund të infektohen nga koronavirusi dhe dy në pesë nga ne besojnë se edhe po i kapi “qoftëlargu”, do ta kalojnë lehtë dhe pa pasoja. Këtë mendonte edhe Jeremy Sampson, një 36-vjeçar me trup atleti dhe pa asnjë sëmundje nga Teksasi, SHBA.

Kur e kapi, zuri krevatin dhe u izolua për tri javë në shtëpi. “Sikur kisha një copë akulli në vend të mushkërive”, i tha rrjetit televiziv amerikan CNN. Mjekimet i mori me “what’s app”nga celulari nga një mjek epidemiolog që i besonte. Ilaçet ia blinte nusja dhe ia linte tek dera e dhomës.

Fëmijët dhe nusen nuk i lejoi t’i hynin në dhomë për të trija javët. Kur doli i shëruar dhe përqafoi fëmijët, nuk njihej më. Këtë mund të bëjë ky vrasës i padukshëm i njerëzimit edhe me fëmijët, të rinjtë apo personat e moshës së mesme të pasëmurë ndonjëherë.

Tek ne, si kudo në botë, të infektuarit nga Covid-19 po shtohen frikshëm. Ne dëgjojmë për shifrat zyrtare “130 të infektuar në ditë”apo “140 persona të rezultuar pozitivë në ditë”. Por duhet të kuptojmë se çdo ditë këto shifra duhet të shumëzohen me dhjetë. Të paktën kaq, dhjetëfish është numri real i të infektuarve. Një shok që jeton ngjitur me pallatin tim më tha se e shoqja ishte me koronavirus.

E kishte marrë në punë. Kishin vendosur që ajo të trajtohej e izoluar në shtëpi. Një epidemiolog i njohur i kishte rekomanduar antibiotikët më të fuqishëm, një kurë të mirëfilltë të fortë dhe shoku ia kishte blerë. Sa të tillë ka tek ne, sidomos në Tiranë, Durrës, Shkodër, në qytetet më të prekura që kanë vatra të njohura e të panjohura infeksioni? Mendoj se të tillë ka shumë.

Që mendojnë se në spital infektohesh më keq, dhe me të kuptuar shenjat e sëmundjes, vendosin ta trajtojnë vetë. Sa prej të afërmve të të sëmurëve të tillë, që pa dyshim janë mbartës pa shenja dalluese (a-simptomatikë) shkojnë në punë, paraqiten në shoqëri, pa i ruajtur të tjerët? Mendoj se janë me mijëra. Prandaj dhe rastet tek ne nuk duhet të presim që të pakësohen.

Për fat të keq, ato do të shtohen. Vaksina ose vaksinat kundër koronavirusit do të jenë gati për t’u përdorur edhe nga ne në masë diku aty nga fundi i janarit 2021. Pra sfida jonë e bashkëjetesës me virusin vrasës do të zgjasë akoma edhe pesë muaj: gusht-dhjetor 2020.

Do të vështirësohet, kur të nisë të ftohet koha nga fundi i tetorit, pse me kohën e ftohur virusi bëhet më vrasës. Deri atëherë, mbrojtja e vetme janë mbajtja larg nesh e virusit: mbajtja e maskës në mjedise të mbyllura (vër maskën, budalla!-shprehje e huajtur nga thënia e ish-zvpresidentit amerikan Al Gore “It’s economy, stupid-Është ekonomi, o budalla”, për të gjithë ata që kuptonin pak nga ekonomia), larja e duarve dhe largësia fizike një deri dy metra nga njerëzit e tjerë.

Qofshin këta edhe të njohur apo të afërm që nuk jetojnë me ne. Vetëm në këtë mënyrë, në këta pesë muaj, mund të shpëtojmë sistemin tonë mjekësor dhe spitalet tona nga përmbytja me të sëmurë dhe pamundësia për të shpëtuar jetë, mund të mos kemi me qindra mijëra të infektuar dhe me dhjetëra mijëra të vdekur. Këto nuk janë thirrjet e Kasandrave të kohëve moderne.

As edhe parashikime të zymta në tym. U kanë ndodhur vendeve të tjera, që janë me dhjetëra e qindra herë më të fuqishme ekonomikisht dhe më të pasura se ne. Mjafton të marrim Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në pesë muaj (mars-korrik 2020) regjistruan pesë milionë të infektuar dhe 150 mijë të vdekur. Pse?

Thjesht dhe vetëm pse dy në tre amerikanë ende nuk besojnë se mund të infektohen nga koronavirusi. Njëlloj si ne. Si dhe pse dy në pesë amerikanë mendojnë se po u infektuan, do ta kalojnë lehtë. Krejt njëlloj si ne. Ja përse mbrojtja jonë e vetme në këta pesë muaj është maska, larja e duarve dhe largësia fizike.

Nuk kemi asgjë tjetër që të na ndihmojë. Jemi vetëm ne, ndërgjegjësimi ynë, puna e mediave që duhet të marrin dëshmi nga të shëruarit dhe nga vuajtjet dhe tmerret që ata kanë kaluar, që mund të na bindin t’i vëmë më në fund gishtin kokës dhe të mos shkaktojmë gjëmën me duart tona.

Next Post
Merr flakë makina në lëvizje, shpëton mrekullisht shoferi

Merr flakë makina në lëvizje, shpëton mrekullisht shoferi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestimi i Erion Veliajt, e çara që rrezikon Ramën (dhe politizimi i SPAK)

Një hartë e miqve dhe armiqve të Edi Ramës në Amerikë

January 19, 2026
Vrasja e Jani Aliajt, media greke: Me urdhër të mafies në burgun e Koridhalos

Vrasja e Jani Aliajt, media greke: Me urdhër të mafies në burgun e Koridhalos

January 19, 2026
Planetët sjellin trazira! Meri Shehu: Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në marrëdhënie

Java e metamorfozës! Meri Shehu parashikon trazira, dy shenja rrëmbejnë 5 yjet

January 19, 2026
Rama batuta në Londër: Trump ka gjithmonë të drejtë! Jam më i gjati ndër liderët, por…

Shkaqet pse PD u destabilizua nga ftesa e Trump për Ramën!

January 19, 2026
Deputeti i PS reagon pasi Kuvendi cakton Vangjel Dulen anëtar zëvendësues të PD në KiE: Antishqiptar që vjen në parlament me patericën e doktorit

Deputeti i PS reagon pasi Kuvendi cakton Vangjel Dulen anëtar zëvendësues të PD në KiE: Antishqiptar që vjen në parlament me patericën e doktorit

January 19, 2026
PD mbështeti kërkesën e Lapajt për rinumërimin në Fier, Luan Baçi: Nuk është legjitimim i farsës

Bën thirrje për protestë dhe mban të njëjtin qëndrim me maxhorancën, Luan Baçi: Jam dakord për uljen e numrit të deputetëve

January 19, 2026
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në protestën e 24 janarit… Vendi nuk do ketë kurrë Kushtetutë pa demokratët

Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në protestën e 24 janarit… Vendi nuk do ketë kurrë Kushtetutë pa demokratët

January 19, 2026
Tensionet në Kuvend/ Avokati: Kjo opozitë nuk motivon më, po bën teatër për…

Tensionet në Kuvend/ Avokati: Kjo opozitë nuk motivon më, po bën teatër për…

January 19, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Ftesa e Trump për Ramën në Bordin e Paqes/ Meçe: Vlerësim për Shqipërinë, partneritet i fortë me SHBA

January 19, 2026
VIDEO- Pas tensioneve në Kuvend, Berisha në protestë/ Tkurren militantët përpara kryeministrisë

VIDEO- Pas tensioneve në Kuvend, Berisha në protestë/ Tkurren militantët përpara kryeministrisë

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In