• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Vepron prej 10 vitesh, Perëndimi bie në gjurmët e njësisë sekrete ruse që do të destabilizojë Europën

by Java News
08/10/2019 21:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fushata për destabilizimin e Moldavisë u ndoq nga helmimi i një tregtari armësh në Bullgari, dhe nga një përpjekje për grusht shteti në Mal të zi. Ndërsa një vit më parë, një ish-spiun rus u ekzekutua në Britani duke u helmuar me agjent nervor, dhe para se të dilnin shenjat e gishtave të pjesëtarëve të Shërbimit Sekret rus, autoritetet e trajtuan si një rast të izoluar, si sulme pa lidhje.

Perëndimorët tani po mendojnë se të gjitha këto janë vepra të koordinuara të Rusisë, bashkë me shumë të tjera, pjesë e një përpjekjeje të mirë-organizuar me synimin për të destabilizuar Europën. Dhe ky mision është duke u drejtuar nga një njësi sekrete ruse, e specializuar për sabotim dhe asgjësime personash.

Grupi njihet me emrin Njësia 29155, dhe ka të paktën 10 vite që vepron, edhe pse perëndimorët e kanë pikasur vetëm kohët e fundit. Madje, zyrtarët e perëndimit thonë se është  pamundur të dihet se ku dhe kur do të jetë goditja e radhës.

Por qëllimi i kësaj njësie vërteton edhe një herë se Putin është duke e luftuar me shumë forcë perëndimin, me një kombinim të larmishëm sulmesh si propaganda, hakimi, keqninformi i masës e madje përballja e hapur ushtarake.

“Them se e kemi harruar se sa të ashpër mund të jenë rusët”, tha Peter Zwack, një ish agjent i shërbimit sekret, tashmë në pension.

Zyrtarët rusë u janë shmangur pyetjeve të gazetarëve mbi këtë çështje, ndërkohë që agjencitë perëndimore kanë nisur të krijojnë  një ide se si është arkitektura e GRU-së, shërbimit sekret të Rusisë.

Zyrtarët amerikanë thanë se dy muaj para zgjedhjeve presidenciale, njësitë kibernetike të GRU-së hakuan serverët e Komitetit Kombëtar Demokratik dhe fushatën e presidentes Klinton, dhe më pas publikuan komunikimet e tyre të brendshme, të cilat i vinin personat e përfshirë në vështirësi.

Vitin e shkuar, Robert S. Mueller III, i cili drejtoi hetimi për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane të vitit 2016,  akuzoi me dhjetëra oficerë nga ato njësi, dhe u tha se ekipet e hakimit vepronin nga zyrat e Moskës, me mijëra kilometra larg shënjestrave.

Ndërsa oficerët e Njësisë 29155 udhëtojnë rregullisht nëpër Europë, dhe disa janë veteranë nga luftërat më të përgjakshme të Rusisë, si Afganistani, Çeçenia dhe Ukraina.

Veç kësaj, kjo njësi duket se është krijuar si një komunitet i lidhur. Një foto e vitit 2017 tregon Major Gjeneralin Andrei V. Averianov te dasma e së bijës, nën shoqërinë e kolonelit Anatoli V. Çepiga, një nga oficerët e akuzuar në Britani për helmimin e ish spiunit rus, Sergei V. Skripal. /l.m

Next Post
Me studentët, presidenti Meta shpalos idenë: Presidentin dhe qeverinë t’i zgjedhë populli

Me studentët, presidenti Meta shpalos idenë: Presidentin dhe qeverinë t’i zgjedhë populli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ylli i “Buffy the Vampire Slayer” ndërron jetë në moshën 54 vjeçare

Ylli i “Buffy the Vampire Slayer” ndërron jetë në moshën 54 vjeçare

March 21, 2026
The Wall Street Journal: Irani lëshon dy raketa balistike drejt bazës amerikano-britanike

The Wall Street Journal: Irani lëshon dy raketa balistike drejt bazës amerikano-britanike

March 21, 2026
Bota mobilizohet për të ulur konsumin e naftës, ja rekomandimet e Agjencisë së Energjisë

Bota mobilizohet për të ulur konsumin e naftës, ja rekomandimet e Agjencisë së Energjisë

March 21, 2026
SHBA shqyrton sekuestrimin e materialeve bërthamore të Iranit, përgatiten plane ushtarake

SHBA shqyrton sekuestrimin e materialeve bërthamore të Iranit, përgatiten plane ushtarake

March 21, 2026
“GB News”: Nga Ksamili në Porto Palermo, perlat shqiptare që po sfidojnë destinacionet e mbipopulluara

“GB News”: Nga Ksamili në Porto Palermo, perlat shqiptare që po sfidojnë destinacionet e mbipopulluara

March 21, 2026
Bashkia Tiranë ndërhyn në ish-Bllok, nënkryetari Sulaj: Hapësira publike u rikthehet qytetarëve

Bashkia Tiranë ndërhyn në ish-Bllok, nënkryetari Sulaj: Hapësira publike u rikthehet qytetarëve

March 21, 2026
Rriten çmimet e naftës pas zvogëlimit të sasisë së prodhimit

Nga transporti te buka: si po përhapet efekti ‘domino’ i krizës së naftës

March 21, 2026
Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

March 21, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In