• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veprimtaritë publike, Celibashi masa ndaj disa institucioneve

by S T
11/02/2025 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi shqyrtoi sot raportin mbi veprimtaritë publike për periudhën 02 shkurt – 08 shkurt 2025.

Në këtë mbledhje u miratua raporti i gjetjeve dhe filloi procedimi administrativ ndaj Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe ndaj Prefektit të Qarkut Shkodër.

U shqyrtua administrativisht denoncimi me nr. 3, datë 03.02.2025, të Organizatës Qendra “Qëndresa Qytetare”. Komisioneri vendosi të shtyjë shpalljen e vendimit.

Gjithashtu, u shqyrtua administrativisht denoncimi nr. 4, datë 06.02.2025 të Koalicionit “Për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara”. KSHZ vendosi pushimin e hetimit administrativ të denoncimit nr. 4, për sa i përket ligjit “Për një shtesë në ligjin 29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat” pasi ligji është miratuar në Kuvend dhe pret dekretimin e Presidentit të Republikës.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve konstaton se, miratimi i dy projektligjeve, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 92, datë 24.07.2014, ‘Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë’” dhe projektligjit “Për paketën e maleve”, nuk respekton kërkesat e nenit 91, pika 4 të Kodit Zgjedhor.

Ky vendim bazohet në parimin e neutralitetit të institucioneve shtetërore gjatë periudhave zgjedhore, duke synuar shmangien e çdo ndikimi të mundshëm mbi elektoratin përmes ndryshimeve në politikat fiskale apo ekonomike. Në këtë kontekst, miratimi i këtyre projektligjeve, të cilat prekin politika të rëndësishme fiskale, mund të krijojë perceptimin e përdorimit të mjeteve ligjore për qëllime elektorale.

Për këtë arsye, Komisioneri i kërkon Kuvendit të Shqipërisë të mos i shqyrtojë këto dy projektligje në seancë plenare.

Sot u vlerësuan raportet e monitoruesve të fushatës zgjedhore për periudhën e monitorimit 2 deri më 9 shkurt 2025. Procesi i monitorimit ka nisur në datën 11 janar dhe deri më sot, nga ana e monitoruesve janë prodhuar tre raporte monitorimi, të cilat janë të publikuara në faqen zyrtare të KQZ. Për periudhën 2 deri në 9 shkurt janë përcjellë në total 96 raporte monitorimi pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Nga administrimi dhe shqyrtimi i këtyre raporteve të monitorimit për periudhën kohore të lartpërmendur, nuk është konstatuar ndonjë shkelje që bie ndesh me parashikimet ligjore.

U plotësua gjithashtu edhe vakanca në Këshillin e Bashkisë Gjirokastër, me kandidatin nga lista shumemërore e subjektit zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, Ana Papadhimitri.

Next Post
Arrestimi i Veliajt, kryeministri Edi Rama sërish në Bashkinë e Tiranës

Arrestimi i Veliajt, kryeministri Edi Rama sërish në Bashkinë e Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In