• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veprimi opozitar i Bashës, si imitim i shëmtuar i Ramës

by Ben Andoni
18/02/2017 18:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Opozita shqiptare, e kryesuar nga Partia Demokratike ka vepruar ashtu si ishte parashikuar, që prej ditësh. Ka përfunduar përgatitjet e ethshme për protestë sak në fundjavë. E ka realizuar atë, me skenografinë e vet. Pastaj ka ngritur çadrën mu përballë kryeministrisë. Një gjë të tillë e ka bërë kohë më parë kryeministri aktual Rama. Kryetari Basha nuk lë risi të Ramës pa e realizuar.

Të dy shumë refuzues me gazetarët dhe shpesh duke i ngacmuar, tashmë i janë futur rrjeteve sociale. Por, kuptohet ka qenë Rama, ai që e ka bërë i pari kontaktin dhe madje ka sajuar edhe diskutimin e lodhshëm virtual të ditës së dielë. Rrjeteve sociale i është drejtuar tashmë edhe kryeministri në hije Basha.

Kohë më parë, Edi Rama kuptoi se nuk mund ta shtynte përpara ngrehinën e kalbur të partisë së tij me të vjetrit dogmatikë të Partisë Socialiste. Ndaj ju drejtua të rinjve. Një gjë të tillë po bën tashmë edhe Lulëzim Basha. Ai në fjalën e tij patetike të ditës së shtunë u ka kërkuar atyre të marrin përgjegjësi dhe u është bindur, ndaj edhe verdiktin e vazhdimit të grevës ua ka lënë pikërisht të rinjve. Dhe, ata, që e kishin përgatitur me kohë, ikën morën çadrat, që të mos i lënë asgjë mangut Ramës. Lista është e gjatë e imitimeve, por të duhet edhe pak kujtesë kulisash, ku të dy duket se ndjekin njëri-tjetrin qoftë edhe me hapat blof që bëjnë.

Ndërkohë aty jashtë kryeministrisë do fillojnë një grevë të rinj, qytetarë të ndryshëm dhe militantët medoemos. Si dy pika uji, me atë që ka ndodhur dhe çfarë do të ndodhë më pas, duke e  kthyer Shqipërinë në një deja vu të stërmadhe.

Në këtë orë askush nuk e parashikon  sesa do të zgjasë greva, por një gjë dihet fare mirë se pushteti do të mbyllë veshët dhe do të vazhdojë punë. Grevistët do të dalin, kur të futen me patjetër në lojë ndërkombëtarët, sepse në vend askush nuk do të dëgjojë, kurse Tirana do të vuajë si gjithnjë kapriçot e politikës dhe patetizmin e militantëve.

Nga ana tjetër, politika shqiptare, e dy krahëve, do tregojë se nuk mund të bëjë përpara, kurse rekomandimet dhe shpresa për hapjen e vizave do të marrë goditjen e radhës.

Shqipëria për fatin e keq e ka të shënjuar rrugën e saj, që do të thotë një hap para dhe dy pas, sepse kështu duan njerëzit që janë mësuar  me pushtet (lexo elitat tona). Pushteti është gjithçka, porse ai shfrytëzon masat, që të kapluar në varfëri dhe humbje shpresë gjejnë mundësi të shfrehen, sipas oreksit dhe dirigjimit të shëmtuar politik. Kurse në këtë rast Basha duke i bërë qindin armikut të tij të  betuar kryeministrit të vendit, duke e imituar dhe duke e sulmuar pikërisht me armën e tij, bëhet ende më cinik me  vendin e tij.

Por forma sado që është cilësi e vyer, asnjëherë nuk e zëvendëson përmbajtjen dhe sa i përket asaj Basha nuk duhet ta imitojë Ramën sepse thellësia dhe sinqeriteti i përballjes me problematikën e vendit është ajo që politikanët shqiptarë i kanë vendosur kaherë barrierë. Mu atë që nuk na le ta shohim bregun e mezipritur të ankorimit në Bashkimin Evropian, ndaj është i shëmtuar imitimi i fundit i Ramës. (Javanews)

Next Post
BRUKSEL/ Bregu del kundër kërkesës së PD: ‘Pasnesër çelni negociatat’!

Reagon Majlinda Bregu: Ja pse mungova në protestën e PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

March 29, 2026
Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Match Maker Albania2, Rama: Shqipëria shihet me seriozitet nga investitorët e huaj

March 29, 2026
A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Përgjigjet Edi Rama!

Dialog me qytetarët dhe përgatitje për Vendoret 2027, Rama njofton nisjen e takimeve në gjithë vendin

March 29, 2026
“Bin Salman duhet të sillet mirë me mua”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

“Bin Salman duhet të sillet mirë me mua”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

March 29, 2026
Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

March 29, 2026
Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

March 29, 2026
Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

March 29, 2026
Lirimi i hapësirave publike, Rama: Luftë me një mentalitet të rrënjosur, aksioni do të vijiojë

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Luftë me një mentalitet të rrënjosur, aksioni do të vijiojë

March 29, 2026
Arsenali iranian i paprekur? Raketa, dronë kamikazë dhe baza sekrete në lojë…

Arsenali iranian i paprekur? Raketa, dronë kamikazë dhe baza sekrete në lojë…

March 29, 2026
Media çeke: Plazhe kristal dhe fshatra të qetë, Shqipëria po ‘rrëzon’ Italinë dhe Greqinë?

Media çeke: Plazhe kristal dhe fshatra të qetë, Shqipëria po ‘rrëzon’ Italinë dhe Greqinë?

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In