Policia e Tiranës ka arrestuar një maniak i cili shqetësonte qytetarët e kryeqytetit me veprime të turpshme.
Policia bën me dije se dje, më datë 13.03.2018, ka vënë në pranga shtetasin me inicialet I.B.
37-vjeçari, banues në Tiranë, rezulton se ka qenë i dënuar edhe më parë.
Ai është arrestuar dje në flagrancë për vepra të turpshme bazuar në nenin 108 të Kodit Penal./a.m.