Një burri i janë vënë prangat nga Policia e Durrësit, pas një denoncimi që blutë kanë marrë për ngacmim seksual.
Ka qenë vetë “viktima” e ngacmimit seksual që e ka denoncuar 55-vjeçarin në Komisariat.
Ajo ka deklaruar se është shqetësuar në periudha të ndryshme kohore nga ky shtetas.
“Specialistët Për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, ndaluan shtetasin: H.L., 55 vjeç, sepse në periudha të ndryshme kohore, ka kryer vepra të turpshme dhe ka ngacmuar seksualisht një shtetase.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës dhe Krujë, për veprime të mëtejshme.”