• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shkatërrim dhe thirrje për dhunë, policia procedon Enno Bozdon dhe Ndregjonin

by A R
09/12/2015 12:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Tiranës ka nisur procedim penal për dhjetë pjesëmarrës në protestën e djeshme të opozitës, ndëra ta edhe ish-nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo, dhe përfaqësuesi i të përndjekurve politikë, Besim Ndregjoni.

Bozdo akuzohet për organizim manifestimi të paligjshëm, pasi protesta devioi nga programi dhe itinerari i caktuar më parë, duke shkuar nga kryeministria në ministrinë e brendshme, ku u shkatërrua bunkeri i ndërtuar si vepër muzeale.

Mbi Ndregjonin rëndon akuza e thirrjes publike për veprime të paligjshme. Ndregjoni ishte një nga folësit në podium dje në protestë, prej nga u bëri thirrje pjesëmarrësve që në përfundim të fjalimeve aty të shkonin te ministria e brendshme për të shkatërrar bunkerin.

Të proceduarit e tjerë akuzohen për prishje prone, prishje të qetësisë publike dhe mosbindje ndaj policisë.

Veç tyre, janë shpallur edhe dy persona në kërkim, njërio prej të cilëve i dënuar më parë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Protesta ka devijuar itenerarin e paracaktuar, duke u përshkallëzuar në veprime të dhunshme, me dëmtim të hyrjes, fasadës, thyerjes së disa xhamave të objektit të Kryeministrisë, prishjen dhe shkatërrimin e objektit në ndërtim muzeal “Bunkeri” i cili gjendet pranë godinës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe janë thyer xhamat e dritareve të Ministrisë së Transporteve dhe Infrastrukturës.

Nisur nga kjo situatë, Policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Tiranë, e cila udhëzoi dhe drejtoi veprimet, ka nisur procedim penal për organizatorët e këtij tubimi:

 

– Enno Bozdo, 43 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Organizmim dhe pjesmarrje në grumbullime, manifestime të paligjishme”, (Neni 262 i K.Penal)

– Besim Ndregjoni, 62 vjeç , banues në Tiranë,  për veprën penale “Thirrje publike për kryerjen e veprimeve te dhunshme”,  (Neni 223 i K.enal)

– I.V, 41 vjeç , banues në Tiranë, për “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit rendit publik“,  (Neni 242 i K.Penal)

 

 

Gjithashtu u arrestuan në flagrancë këta shtetas për veprat penale “Shkatërrim prone”, “Mosbindje ndaj urdhërit të policisë rendit”, “Prishje e qetësise publike“:

– Aurel Filaji, 23 vjeç  banues në Tiranë

– Suzana Dimushi, 37 vjeç , banues në Tiranë

– Xhulian Calai, 23 vjeç, banues në Durrës

– Arben Hajdari, 43 vjeç , banues në Tiranë

– Andi Kuka, 22 vjeç , banues në Tiranë.

 

Ndërkohë  janë shpallur në kërkim për veprat penale “Shkatërrim prone”, “Mosbindje ndaj urdhërit të policisë rendit publik”, “Prishje e qetësise publike“, shtetasit e mëposhtëm:

– F. L, 44 vjeç , banues në Tiranë,  i dënuar më parë.

– G. Gj, 27 vjeç , banues në Tiranë.

 

Nga ana e Prokurorisë dhe Policisë është bërë kqyrja e vendit të ngjarjes, sekuestrimi i provave materiale, sekuestrimi i pamjeve filmike dhe vazhdon puna hetimore për dokumentimin e plotë dhe vënien para drejtësisë të gjithë personave të përfshirë në këtë ngjarje.

Next Post

‘Bunkeri nuk do të restaurohet. Tashmë ai ka një histori për të treguar’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Revoltohet Ervin Salianji pas ngjarjes së rëndë në Shkodër: Më dënuan sa një trafikant droge

“Unë bëra burg se denoncova krimin”- Salianji pas deklaratave të Nokës: PD e ka problem të jetë e besueshme, për shkak të këtyre akuzave të pafaktuara

January 14, 2026
Serbët ndalojnë Shakohoxhën 3 orë në aeroport, reagon gazetari: Më kishin futur në listë të zezë bashkë me Marin Memën

“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha ndan episodin me tifozin

January 14, 2026
Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

January 14, 2026
Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

January 14, 2026
A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

January 14, 2026
Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

January 14, 2026
Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

January 14, 2026
Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

January 14, 2026
Proces rifreskimi apo lëvizje e re në PD? Salianji mbledh më të votuarit e primareve dhe listave të hapura të 11 majit

8 Janari në PD, Salianji: Përgjegjës janë Basha dhe Berisha, moment i turpshëm

January 14, 2026
Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In