Zv.ministri kosovar i Kulturës Rexhep Hoti, tha se Ministria e Kulturës, por edhe ai vetë personalisht, do të angazhohen për të botuar shkencëtarët e gjuhësisë me nam botërorë, që kanë dhënë kontribut të pashoq edhe për gjuhën shqipe, por që për arsye të ndryshme, vepra e tyre ende nuk janë të përkthyera në gjuhën shqipe. Këtë zotim ai e mori, gjatë takimit me historianin dhe aktivistin, Altin Kocaqi.
Babai i shkencës së gjuhësisë, gjermani Franc Bopp, i cili njihet edhe si autori që krijoi `pemën e gjuhëve`, edhe pse e ka ngritur në piedestal gjuhën shqipe pasi ka argumentuar se është shumë më e vjetër se greqishtja e vjetër, latinishtja apo edhe vetë sanskrishtja, nuk është botuar ende në gjuhën shqipe. Vepra e Franc Bopp-it, ideatori dhe mbrojtësit të idesë së afrisë së shqipes me pallazgjishten, për arsye të çuditshme, nuk është sjellë deri më tani në gjuhën shqipe, por ky fakt pritet të ndryshojë së shpejti.