Pas takimit të kësaj të enjteje në Bruksel të ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATOS, ministri Pirro Vengu ka njoftuar se në këtë samit, Korridori 8, me pikënisje në kompleksin detar Durrës–Porto Romano dhe dalje në Detin e Zi, u njoh zyrtarisht si korridor sigurie për mbrojtjen kolektive.
Sipas tij, kjo është një arritje konkrete që e vendos Shqipërinë në zemër të infrastrukturës strategjike të Aleancës dhe forcon ndjeshëm sigurinë rajonale.
“Pas një pune disa vjeçare të disiplinuar, të qartë, të qëndrueshme, sot në Bruksel në ministerialin e ministrave të Mbrojtjes, Korridori 8, me pikënisje në kompleksin portual Durrës Porto-Romano, dhe me dalje në Detin e zi, u përfshi zyrtarisht në planet dhe në infrastrukturën kritike ushtarake të aleancës. Kjo është një arritje konkrete që e pozicinon Shqipërinë në zemrën e të gjitha planeve rajonale dhe në zemrën e të gjitha infrastrukturave ku aleanca do të përqendrohet në vitet në vijim.”, shprehet Vengu.