• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Venezuelë/ Piloti rebel që sulmoi Gjykatën e Lartë dhe Ministrinë e Brendshme shfaqet në publik

by Java News
14/07/2017 10:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është njeriu më i kërkuar në Venezuelë, por Oscar Perez as që do t’ia dijë, madje edhe shfaqet në mitingjet e opozitës. Perez përdori një helikopter të vjedhur për të sulmuar Gjykatën e Lartë dhe Ministrinë e Brendshme në kryeqytetin Karakas javë në parë dhe gjithashtu nxiti popullin që të ngrihet në revoltë kundër presidentit Nikolas Maduro.

Qeveria e ka akuzuar Perezin se është një terrorist dhe se punon për fuqi të huaja, por ai as që do t’ia dijë dhe vazhdon fushatën e tij antiqeveritare, ndërsa këmbëngul se nuk i përket asnjë force politike. Perez shërbeu për 15 vjet si oficer policie para se të ndërmerrte sulmin kundër institucioneve që ai thotë se po shtypin venezuelianët dhe e kanë shndërruar vendin në një diktaturë.

36-vjeçari Perez u shfaq në mitingun e opozitës i rrethuar nga njerëz të maskuar, për të mbajtur zi për protestuesit e vrarë në demonstrata. Ai bëri thirrje për një grevë të përgjithshme në 18 korrik, datë që e cilësoi si nisjen e një kapitulli të ri për vendin. Prej muajsh, Venezeula është e trazuar nga protestat e mëdha antiqeveritare, për shkak të gjendjes së mjeruar ekonomike që, veç inflacionit galopant, ka sjellë edhe zbrazjen e dyqaneve duke bërë që njerëzit të vuajnë edhe nga uria.

Opozita fajëson qeverinë për keqmenaxhimin ekstrem të vendit dhe për sjellje diktatoriale, ndërsa Maduro fajëson opozitën që kërkon ta rrëzojë nga pushteti dhe problemet ia faturon një lufte imagjinare ekonomike që po zhvillohet kundër tij.

ma.me

Next Post
Talenti i Ajaxit merr dëmtim të përhershëm në tru

Talenti i Ajaxit merr dëmtim të përhershëm në tru

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Edhe një herë për ‘tradhtarin’ e partisë Dash Sula

Edhe një herë për ‘tradhtarin’ e partisë Dash Sula

February 6, 2026
Mbetjet toksike të Kurum/ Gjykata e Durrësit lë në burg 8 të arrestuar, 5 në arrest shtëpie, 7 detyrim paraqitje

Mbetjet toksike të Kurum/ Gjykata e Durrësit lë në burg 8 të arrestuar, 5 në arrest shtëpie, 7 detyrim paraqitje

February 6, 2026
Shitblerja e votave: Ja si reagon politika në vendet demokratike

SPAK, ndarja e roleve të prokurorëve nga gjyqtarët, urgjencë e demokracisë

February 6, 2026
Ishte spiun i Mossad-it?! Çfarë shkruhet në dosjet e FBI-së për lidhjet e errëta të Jeffrey Epstein me…

Ishte spiun i Mossad-it?! Çfarë shkruhet në dosjet e FBI-së për lidhjet e errëta të Jeffrey Epstein me…

February 6, 2026
Përfundon pa marrëveshje takimi SHBA-Iran në Oman, por palët ‘lënë hapur’ derën e dialogut

Përfundon pa marrëveshje takimi SHBA-Iran në Oman, por palët ‘lënë hapur’ derën e dialogut

February 6, 2026
Predikonte Jehovain në shkollë, pushohet nga puna mësuesi. Dëshmitë e prindërve: Si mund t’i thuash fëmijës ‘vdis sot, se do ngjallesh nesër?

Predikonte Jehovain në shkollë, pushohet nga puna mësuesi. Dëshmitë e prindërve: Si mund t’i thuash fëmijës ‘vdis sot, se do ngjallesh nesër?

February 6, 2026
Falsifikuan rezultatet e votimit në Komunën e Gjakovës, kërkohet paraburgim ndaj 22 kryesuesve

Falsifikuan rezultatet e votimit në Komunën e Gjakovës, kërkohet paraburgim ndaj 22 kryesuesve

February 6, 2026
Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt

Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt

February 6, 2026
Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, 4 makina përplasen me njëra-tjetrën

Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, 4 makina përplasen me njëra-tjetrën

February 6, 2026
Talentet po i merr Europa, dha 5400 karta blu për shqiptarët në dekadën e fundit, rekord Gjermania

Talentet po i merr Europa, dha 5400 karta blu për shqiptarët në dekadën e fundit, rekord Gjermania

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In