Presidenti i Venezuelës, Nikollas Maduro bëri të ditur se është krijuar çmim për paqe në nder të liderit të ndjerë të këtij vendi Hugo Çavez, ndërsa fituesi i parë është presidenti rus Vladimir Putin.
“Vendosa të krijoj çmim për paqe dhe sovranitet ‘Hugo Çavez’.
Mendoj se presidenti Vladimir Putin e meriton këtë çmim”, deklaroi Maduro në hapjen solemne të statujës së Çavez, autor i të cilit është një artist rus, citohet Koha.
Maduro e përshkroi Putinin si “luftëtar i paqes” dhe paralajmëroi se fituesit e çmimit do të marrin kopje miniaturë nga statuja e Çavezit. (b.an)