• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Venezuela/ Pompeo e pranon: Ka ardhur koha të veprojmë

by Java News
24/02/2019 14:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kaos dhe viktima në Venezuelë në përpjekjen për të futur ndihmat humanitare në vend. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo thekson, se ka ardhur koha “për të ndihmuar popullin e dëshpëruar venezuelan”.

Synimi për të futur në vend ndihmat humanitare ka shkaktuar kaos dhe viktima në Venezuelë. Dy vetë humbën jetën, 300 të tjerë u plagosën. Forcat e sigurisë përdorën gazin lotsjellës dhe plumba gome në disa qytete kufitare. Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo shkroi në tëitter se “ka ardhur koha për të vepruar” dhe “për të ndihmuar “popullin e dëshpëruar venezuelan”. Ai bëri të ditur “masa” të Uashingtonit për mbështetjen e demokracisë në Venezuela.

Pas njoftimit për humbjen e jetës së dy civilëve, edhe këshilltari i presidentit amerikan për sigurinë, John Bolton shkroi në tëitter se autorët do të dalin para drejtësisë. „Ushtria është për të mbrojtur civilët e jo për të qëlluar mbi ta.” Të premten qeveria amerikane paralajmëroi, presidentin Maduro, nga përdorimi i dhunës. „Bota po shikon”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë të publikuar të premten.

Ndihmat e para nga Brazili hynë në vend

Sipas presidentit të vetëshpallur, Juan Guaido hyri ndërkohë në Venezuelë furnizimi i parë me ndihma humanitare nga jashtë të shtunën. „Ky është sukses i madh, Venezuela”, shkroi Guaido, në tëitter dhe i njohur ndërkohë si president nga më shumë se 50 shtete. Shumica e ndihmave humanitare qëndrojnë në kufi me Kolumbinë, në qytetin Cucuta. Aty ndodhen edhe rreth 600 tonë ushqime dhe ilaçe nga SHBA. Mijëra vullnetarë dhe përkrahës të presidentit të vetëshpallur, Juan Guaido kanë shkuar të marrin ndihmat humanitare. Presidenti Maduro ndërkohë ndërpreu të gjitha lidhjet me Kolumbinë. Për shkak se presidenti Maduro ka mbyllur kufirin me Kolumbinë dhe Brazilin, vëzhguesit i tremben një gjakderdhjeje të madhe, nëse ushtarët do të përpiqen të ndalin njerëzit me dhunë, raporton “Deutsche Ëelle”.

Në Urena, zonë kufitare me Kolumbinë të shtunën,ka pasur trazira. Ushtria venezuelane ka përdorur ndërkohë gazin lotsjellës dhe plumba gome për të shpërndarë një demonstratë në kufi.. „Ne duam të punojmë” dëgjoheshin thirrjet e masës së mbledhur përballë gardës kombëtare. Dy civilë ndërruan jetë, sipas një deputeti venezuelan, kur në San Francisco de Yuruani donin të sillnin ndihmat brenda kufirit, dhe aty u qëlluan nga ushtarët. Dëshmitarët njoftojnë, se kanë parë tanke nga ana venezuelane që kanë shkatërruar barrierat e vëna, me të cilat bllokohet ura Simon Bolivar, që lidh Venezuelën me Kolumbinë.

Next Post

Djegia e mandateve/ Anëtari i KQZ-së: Ky term juridik nuk ekziston ligjërisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In