• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Venecia’ për Kushtetuesen/ Presidenca: Javën tjetër Meta do të ftojë Ruçin në takim

by Java News
24/06/2020 10:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas opinionit të Komisionit të Venecias mbi ngërçin mbi zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Presidenti Ilir Meta bën hapin e radhës. Zëdhënësi i kreut të shtetit, Tedi Blushi njofton se në fillim të javës së ardhshme, Presidenti Meta do të ftojë për takim zyrtar Kryetarin e Kuvendit për të diskutuar dhe koordinuar bashkëpunimin me të gjitha institucionet përgjegjëse, por edhe me partnerët ndërkombëtarë për procesin e zgjedhjes së anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Gjithashtu, Blushi thotë se kjo javë duhet të investohet nga të gjithë për të kuptuar më mirë rekomandimet e Komisionit të Venecias, në mënyrë që pa humbur kohë, të bashkëpunohet për bërjen sa më parë të vendit me Gjykatë Kushtetuese, pasi ky është institucioni më i rëndësishëm i shtetit në gjykimin e Presidentit Meta.

“Lidhur me pyetjen se çdo të ndodhë me Gjykatën Kushtetuese pas raportit përfundimtar të Komisionit të Venecias dua të konfirmoj vendosmërinë e Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta për të zbatuar me përkushtim dhe transparencë të plotë rekomandimet e Komisionit të Venecias për zhbllokimin e situatës përmes bashkëpunimit të institucioneve sipas parimit të luajalitetit kushtetues.

Pikërisht ashtu siç kërkonte Presidenti Meta, në letrën e Tij zyrtare të 5 nëntorit për Kuvendin, KED dhe Avokatin e Popullit: “…Presidenti mban këtë qëndrim nisur nga parimi kushtetues i luajalitetit (bashkëpunimit) midis organeve shtetërore dhe nga gjetja e mundësive që Gjykata Kushtetuese të plotësohet sa më parë”. “Pa një bashkëpunim midis organeve të përfshira në procesin e emërimit të anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese (KED-President-KED-Kuvend), ky proces nuk mund të përmbyllet në përputhje me nenin 179, pikat 2 dhe 12 të Kushtetutës si dhe parimeve të hartuara nga jurisprudenca e vetë Gjykatës Kushtetuese”.

“…Bashkëpunimin maksimal me secilin prej institucioneve në mënyrë që Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë të jetë sa më shpejt funksionale dhe të gjitha vendet vakant në këtë Gjykatë të plotësohen sa më shpejt dhe në përputhje të plotë me parashikimet e Kushtetutës dhe kërkesat e ligjit”.

Ndaj në fillim të javës së ardhshme, Presidenti Meta do të ftojë për takim zyrtar Kryetarin e Kuvendit për të diskutuar dhe koordinuar bashkëpunimin me të gjitha institucionet përgjegjëse, por edhe me partnerët ndërkombëtarë, aq më tepër që funksionaliteti i Gjykatës Kushtetuese është kusht kryesor edhe për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.

Presidenti Meta vlerëson rëndësinë që të gjitha institucionet përgjegjëse që përmenden në Raportin Përfundimtar të Komisionit të Venecias, të përqëndrohen dhe ta lexojnë në mënyrë të thelluar, pasi ekspertët kanë bërë një punë shumë të kujdesshme për të na nxjerrë nga ky qorrsokak ku nuk na futi Kushtetuta por mungesa e respektit për të. Ndaj kjo javë duhet të investohet nga të gjithë për të kuptuar më mirë rekomandimet e Komisionit të Venecias, në mënyrë që pa humbur kohë, të bashkëpunohet për bërjen sa më parë të vendit me Gjykatë Kushtetuese, pasi ky është institucioni më i rëndësishëm i shtetit në gjykimin e Presidentit Meta.

Nëse iniciativa e Presidentit Meta në nëntor 2017 për një koordinim të përbashkët midis Presidentit, Kuvendit dhe EURALIUS për hedhjen e shortit dhe funksionimin e KED në mënyrë të pakontestueshme nga askush nuk do të ishte minuar, Shqipëria nuk do të kishte mbetur asnjë sekondë pa Gjykatë Kushtetuese funksionale, opozita nuk do të kishte asnjë justifikim për t’u larguar nga Kuvendi, pushteti vendor do ishte gjithëpërshirës e legjitim, si dhe negociatat do të ishin hapur prej kohësh. Por, tani është me e rëndësishme të përqëndrohemi te permbushja e rekomandimeve të Komisionit të Venecias për të ecur përpara përmes bashkëpunimit, transparencës dhe respektimit të Kushtetutës” tha Blushi.

Në datë 19 qershor Komisioni i Venecias publikoi opinionin për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, ku justifikoi veprimet e Presidentit Meta dhe i dha të drejtë faktit që nuk pranoi betimin e Arta Vorpsit, e cila u zgjidh automatikisht nga mekanizmi zhbllokues. Kujtojmë që Këshilli i Lartë Gjyqësor, në 11 qershor 2020 vendosi të shkarkonte Ardian Dvoranin si anëtar i Gjykatës së Lartë dhe njëherazi kryetar të KED-së duke mbështetur kërkesën e presidentit Ilir Meta, për deklarimin e mbarimit të mandatit. Dvorani i shumë akuzuar nga Ilir Meta për ngërçin dje pranoi largimin nga posti, pavarësisht akuzave drejtuar Presidentit Ilir Meta dhe KLGJ-së.

g.kosovari

Next Post
A mund të përhapet koronavirusi nga mushkonja?

A mund të përhapet koronavirusi nga mushkonja?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Miratohen rregullat për bastet online: Monitorim në kohë reale! S’ka më lojtarë anonimë

Miratohen rregullat për bastet online: Monitorim në kohë reale! S’ka më lojtarë anonimë

March 18, 2026
Hiqet leja e punës për shtetasit e Shqipërisë që kanë leje qëndrimi në Kosovë/ Minxhozi: Do ketë ndikim pozitiv

VIDEO / Diplomati Qemal Minxhozi: Ja si mund të realizohet bashkimi Shqipëri – Kosovë

March 18, 2026
Kryemadhi pas daljes nga SPAK: 240 faqe akuzë, shumica të fokusuara te unë, vetëm 35 faqe për Metën

VIDEO / Kryemadhi, batuta me gazetarët para GJKKO: Gjynah që doli Gimbo nga Big Brother

March 18, 2026
Kush mund të marrë pushtetin në Teheran pas vdekjes së Larijanit?

Kush mund të marrë pushtetin në Teheran pas vdekjes së Larijanit?

March 18, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Rritja e çmimit të karburantit, Konfindustria thirrje qeverisë: Ulni taksën e qarkullimit dhe…

March 18, 2026
Hoxha në Senatin e Spanjës: Mbështetje e vazhdueshme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Hoxha në Senatin e Spanjës: Mbështetje e vazhdueshme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

March 18, 2026
Si lexuesit e targave me AI u bënë një pikë e nxehtë në betejat e emigracionit në SHBA

Si lexuesit e targave me AI u bënë një pikë e nxehtë në betejat e emigracionit në SHBA

March 18, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Rezoluta, dovleti dhe paratë e huaja

March 18, 2026
Alarm në Angli për “epidemi të meningjitit”, si u përhap nga një natë në diskotekë

Alarm në Angli për “epidemi të meningjitit”, si u përhap nga një natë në diskotekë

March 18, 2026
Kapen me doza kanabisi gati për shitje në automjet, arrestohen tre të rinj në Kukës

Shpërndante kokainë dhe kanabis në qytetin e Lushnjës, arrestohet 36-vjeçari

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In