• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Venecia foli! Kur do të ketë zgjedhje në bashkitë e mbetura pa kryetarë, z. President?

by A R
14/10/2021 13:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Komisioni i Venecias ka vulosur debatin për zgjedhjet e organeve bashkiake, të mbajtura në Shqipëri më 30 Qershor 2019. Përmes opinionit që pritet të zbardhet i plotë, Venecia lë në fuqi zgjedhjet e mbajtura duke rrëzuar kështu pretendimet e Voltana Ademit në Gjykatë Kushtetuese për shpalljen e 30 qershorit si antikushtetues. Por edhe të presidentit Ilir Meta i cili shtyu njëanshmërisht zgjedhjet lokalë për në 13 tetor. Pra në thelb, Venecia i përgjigjet si Gjykatës Kushtetuse që i ka kërkuar ndihmë, ashtu edhe Opozitës dhe Presidentit se nuk ka arsye për përsëritjen e zgjedhjeve në tërësi.

Por që prej 30 Qershorit në Shqipëri kanë rrjedhur një sërë ngjarjesh që vërtetë nuk kanë goditur legjitimitetin e zgjedhjeve, por kanë futur gjashtë bashki në ngërç sa i përket drejtimit të tyre. Në fillim Shkodra, më pas Vora dhe Durrësi kanë mbetur pa drejtues në krye të Bashkive. Valdrin Pjetri dhe Agim Kajmaku humbën detyrën për shkak të problemeve me drejtësinë, ndërsa Valbona Sako u dorëhoq. Edhe kreu i Dibrës u dorëhoq për të kandiduar në 25 Prill. Kësaj listë bashkish pa kryetarë iu shtua edhe Rrogozhina ku drejtuesi i saj i zgjedhur humbi jetën si edhe Lushnja ky kryetari Fatos Tushe u prangos.

Në këtë situatë, pushteti lokal i përbërë nga 61 bashki mund të themi se rreth 10 përqind të tijin e ka pa kryetarë të zgjedhur, por me emërime që nuk kanë dalë nga vota e populilt. Ndërkohë që Shkodra madje nuk ka as emërim, por një kryetare të mbetur në krye të bashkisë si pasojë e mish-mashit dhe neglizhencës së organeve.

Të ndodhur para këtij fakti, pyetja lind se çfarë do të bëhet me këto bashki, kur ligji parashikon saktë se duhen mbajtur zgjedhje të parakohshme. Për këtë, përgjigjen kryesore duhet ta japë Presidenti, i cili tashmë e ka përgjigjen edhe nga Venecia për 13 tetorin e tij. Me shpalljen e vakancave nga KQZ, për kryetarët e bashkive në fjalë, duhet që Ilir Meta të vendosë datën se kur qytetarët e këtyre bashkive do të mund të zgjedhin drejtuesit e tyre legjitimë. Duke u barazuar kështu me qytetarët e tjerë të vendit me votë të peshuar barabar.

/JavaNews/

Next Post
Ngjarjet në veri të Kosovës/ Kurti: Krimi dhe grupet kriminale s’do të tolerohen. Brnabiç: NATO-s dhe KFOR të përmbajnë Kurtin

Kurti flet për aksionin kundër kontrabandës në veri: Ne do të luftojmë kundër saj me çdo çmim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In