• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Vendoste gjoba, tatimet bllokojnë aktivitetin e firmës së parkimit në Vlorë

by A R
09/07/2016 18:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 1 muaj pas nisjes së procedurave të parkimit me lekë në rrugët kryesore të zonës bregdetare, Drejtoria e Tatimeve në Vlorë pezulloi punën e “TISPARK”. Shkak janë bërë ankesat e shumta të qytetarëve, të cilët janë gjobitur nga kjo firmë, duke bërë rolin e Policisë bashkiake. Prej ditës së enjte, pronarët e automjeteve kanë gjetur në xhamat e makinave të tyre fletë gjobash, të cilat shkonin deri në 4500 lekë të rinj. Sipas fletës së gjobës, së printuar me numër serie, ku renditen lloji i makinës, targa, ngjyra dhe vendi ku ishte parkuar, pronari i saj është i detyruar që brenda dy ditësh të shlyejë detyrimin.

Ata që e kanë pësuar kanë mbetur të tronditur nga kjo gjobë, që askujt nuk i shkonte mendja se do ta merrte në një parkim privat, që funksionon si i tillë, në bazë të kontratës së firmosur me Bashkinë e Vlorës, në kohën kur ajo drejtohej nga Shpëtim Gjika. Rreth një muaj më parë nisi aktivitetin kjo kompani, pas përfundimit të vijëzimeve dhe përcaktimit të zonave ku çdo shofer duhej të paguante për të parkuar.

Para 5 ditësh, aktiviteti i “TISPARK” nisi normalisht, duke marrë shumën e caktuar për parkim, sipas zonave dhe sipas orareve. Pa asnjë paralajmërim dhe pa e ditur askush nga qytetarët se çfarë do të ndodhte më tej, të enjten ka nisur penalizmi me anë të gjobave. Në fletët e gjobës së “TISPARK” shënohej shuma prej 4500 lekësh që qytetari ishte i detyruar të paguante, për shkak të shkeljes “parkim i papaguar”.

Menjëherë ka pasur reagime të forta civile në qytetin e Vlorës. Shumë banorë të Vlorës kanë bërë apel që asnjë gjobë të mos paguhet për aq kohë sa, në kontratën që kjo kompani ka lidhur me Bashkinë e Vlorës, nuk bëhet publike procedura e penalizmit në rast të mospagimit të tarifës së parkimit, gjobat dhe mënyra sesi do të mund të ankimohen qytetarët për të. “Nuk ka një qartësi nëse ky ‘kupon’ gjobe është titull i miratuar nga Ministria e Financave ose ndonjë instance tjetër shtetërore, si edhe sipas formatit që kërkon Ligji Nr. 10 279, datë 20.5.2010″, komentoi dje një përfaqësues i shoqërisë civile në Vlorë.

Pas reagimeve të forta, drejtoresha e Tatimeve në Vlorë, Pranvera Resulaj, deklaroi se është bërë bllokimi i biletave të të gjithë kompanisë dhe verifikimin e gjobave. “Këto bileta të shpërndara janë në proces verifikimi, pasi dyshohet për shkelje dhe evazion fiskal nga ana e kompanisë private të parkimeve. Për sa u përket gjobave nuk specifikohen në kontratë”, theksoi Resulaj, e cila u bën thirrje qytetarëve të mos paguajnë asnjë gjobë në drejtim të kompanisë private të parkimeve. Aktiviteti i kompanisë u bllokua deri në paraqitjen e dokumentacionit të plotë nga ana e kompanisë që provon ligjshmërinë e përdorimit të biletës dhe kontratat me distributorët. /Panorama/a.m.

Next Post

Tare akuzon ashpër Bielsan: I çmenduri na prishi planet për Ajetin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Merrnin makina me qira për të mos rënë në sy të policisë, skema si bëhej transporti i klandestinëve nga Gjirokastra në Muriqan

Merrnin makina me qira për të mos rënë në sy të policisë, skema si bëhej transporti i klandestinëve nga Gjirokastra në Muriqan

February 15, 2026
Orban me tone të ashpra ndaj BE-së: Kërcënimi i vërtetë për Hungarinë vjen nga Brukseli dhe jo Rusia

Orban me tone të ashpra ndaj BE-së: Kërcënimi i vërtetë për Hungarinë vjen nga Brukseli dhe jo Rusia

February 15, 2026
17-vjeçari shpërndarës kokaine në Kukës, vihet në pranga

17-vjeçari shpërndarës kokaine në Kukës, vihet në pranga

February 15, 2026
E reja u plagos me armë në dhomë, i dashuri në pranga! Çfarë ndodhi dje në hotelin “Gjuta”?

“Isha me familjen kur dëgjova të shtënat”/ Zbardhet dëshmia e Erisjaldo Gjutës pas plagosjes së 18-vjeçares në hotelin e tij

February 15, 2026
Wang Yi, Kina dhe Europa janë partnere, jo rivale

Wang Yi, Kina dhe Europa janë partnere, jo rivale

February 15, 2026
Spiropali viziton katedrën e Albanologjisë, themeluar nga Martin Camaj: Lidhje e fortë midis Shqipërisë dhe Europës përmes dijes

Spiropali viziton katedrën e Albanologjisë, themeluar nga Martin Camaj: Lidhje e fortë midis Shqipërisë dhe Europës përmes dijes

February 15, 2026
Ndeshja Tirana-Partizani, policia tregon rrugët që do të bllokohen në orën 14:00

Ndeshja Tirana-Partizani, policia tregon rrugët që do të bllokohen në orën 14:00

February 15, 2026
E reja u plagos me armë në dhomë, i dashuri në pranga! Çfarë ndodhi dje në hotelin “Gjuta”?

E reja u plagos me armë në dhomë, i dashuri në pranga! Çfarë ndodhi dje në hotelin “Gjuta”?

February 15, 2026
Rama: Më ka ardhur ftesa nga Trump! Do të jem në Uashington për themelimin e Bordit të Paqes

Rama: Më ka ardhur ftesa nga Trump! Do të jem në Uashington për themelimin e Bordit të Paqes

February 15, 2026
Transportonte me makinë emigrantët e paligjshëm kundrejt 2.5 mijë eurove, arrestohet 35-vjeçarja në Lezhë

Transportonte me makinë emigrantët e paligjshëm kundrejt 2.5 mijë eurove, arrestohet 35-vjeçarja në Lezhë

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In