• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Vendosja e mbrojtjes raketore, Korea e Veriut: E kthejmë në hi Jugun!

by A R
11/07/2016 22:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Koreja e Veriut kërcënon me përgjigje fizike Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Korenë e Jugut pas vendosjes nga këto të fundit të sistemit të avancuar të mbrojtjes raketore në gadishullin korean.

Në një deklaratë zyrtare, Peniani tha se do ta shndërrojë jugun në një grumbull hiri dhe se përgjigja fizike do të nisë shumë shpejt.

Ushtria e Koresë së Veriut deklaroi të hënën në mëngjes se do ti përgjigjet fizikisht lëvizjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Koresë së Jugut për të dislokuar sistemin e avancuar të mbrojtjes raketore në gadishullin korean.

Të premten, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Koreja e Jugut thanë se sistemi i avancuar i mbrojtjes raketore do të përdoret për të luftuar rritjen e aftësive bërthamore dhe balistike të Koresë së Veriut.

“Është vullneti i palëkundur i ushtrisë sonë për të nisur një sulm të pamëshirshëm hakmarrës dhe do të kthejmë Korenë e Jugut në një det zjarri dhe grumbull hiri në momentin që do të marrim urdhrin për të kryer sulmin. Do të ketë masa të reagimit fizik menjëherë sapo autoritetet më të larta të na njoftojnë për vendndodhjen e sistemit të avancuar të mbrojtjes  raketore Thaad”, u shpreh zëdhënësi i Qeverisë komuniste në një deklaratë në median shtetërore.

Ky është kërcënimi i radhës i Koresë së Veriut ndaj Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një retorikë tashmë e njohur kjo e vendit komunist, i cili kreu provën e katërt bërthamore këtë vit dhe nisi një raketë me rreze të gjatë, gjë e cila u dënua me sanksione të ashpra nga Kombet e Bashkuara.

“Sistemi thaad do të jetë i përqendruar vetëm në kërcënimet bërthamore dhe të raketave të Koresë së Veriut dhe nuk do të përdoret ndaj asnjë kombi tjetër”, thanë dy vendet në një deklaratë javën e kaluar.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një prani ushtarake prej 28 mijë e 500 trupash në Korenë e Jugut që prej luftës së Koresë nga viti 1950 deri në ‘53./a.m.

Next Post

VIDEO/ Kylie Jener e tepron, skena erotike me të dashurin në aeroport

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidenti Begaj uron besimtarët për ditën e Sulltan Novruzit: Na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit

Begaj: Përkujdesja për personat me çrregullim të spektrit të autizmit, tregues i humanizmit të një shoqërie

April 2, 2026
Berisha: Paralajmërimi i SHBA nuk është pa bazë, NATO të forcojë mbrojtjen ajrore

Berisha: Paralajmërimi i SHBA nuk është pa bazë, NATO të forcojë mbrojtjen ajrore

April 2, 2026
Bilanc katastrofik, sulmet në Iran kanë dëmtuar mbi 113 mijë ndërtesa civile dhe mbi 56 monumente historike

Bilanc katastrofik, sulmet në Iran kanë dëmtuar mbi 113 mijë ndërtesa civile dhe mbi 56 monumente historike

April 2, 2026
Gogu prezanton Drejtorin e ri të Burgjeve: Ndryshimi ka të bëjë vetëm me fuqizimin e sistemit

Gogu prezanton Drejtorin e ri të Burgjeve: Ndryshimi ka të bëjë vetëm me fuqizimin e sistemit

April 2, 2026
“Autogol politik”, Topi i ashpër me Berishën për përjashtimin e Salianjit: Tregoi se ka mbetur komunist

“Autogol politik”, Topi i ashpër me Berishën për përjashtimin e Salianjit: Tregoi se ka mbetur komunist

April 2, 2026
Spahiu: Partitë e reja këto zgjedhje kanë shanse më shumë se më parë sepse voton diaspora

Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?

April 2, 2026
Korporata e Investimeve, Tabaku: Mungon transparenca. Ibrahimaj: Monitorohet çdo vit nga KLSH

Korporata e Investimeve, Tabaku: Mungon transparenca. Ibrahimaj: Monitorohet çdo vit nga KLSH

April 2, 2026
Ahmeti: Shumica e re parlamentare në Maqedoninë e Veriut nuk përfaqëson legjitimitetin e shqiptarëve

Ali Ahmeti letër të hapur: Shqipja nuk negociohet. Çdo tentativë për ta kufizuar, minon rendin kushtetues

April 2, 2026
Ministra dhe drejtorë në listat e deputetëve, Braçe: Kam rezerva, të dalin në fushëbetejë!

“Kam që në shkurt që kërkoj ministrin e Bujqësisë”, Braçe: M’u deshën 6 javë të mesoja se sot ndodhet në Kosovë

April 2, 2026
150 të dënuar transferohen nga burgu i Fushë Krujës, në Durrës dhe Peqin (VIDEO)

Brussels Morning: Përdorimi i tepruar i paraburgimit në diskutimet mes BE dhe Shqipërisë

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In