Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë ‘arrest me burg me afat 30 ditë’ për 54 vjeçarin Kadri Çuka, i cili dyshohet si autor i vendosjes së një shisheje plastike me lëndë plasëse dhe fitil në derën e një lokali në kryeqytet.
Çuka nuk ka pranuar autorësinë e ngjarjes megjithse rezulton në një proces gjyqësor dhe në konflikt për pronësinë e lokalit që gjendet pas fakultetit të shkencave shkruan tch. Masa e sigurisë arrest me burg u kërkua nga organi i akuzës që është në përgjigje të disa ekpertizave ndërsa avokatja e 54 vjecarit kërkoi lirimin për mungesë provash./a.m.