Vendosën eksploziv në lokalin te ‘Rruga e Durrësit’, kapet një prej të dyshuarve! 46-vjeçari i dha motorin autorit 

Identifikohet dhe arrestohet një nga autorët e dyshuar të vendosjes së eksplozivit më 18 korrik, në një lokal në “Rrugën e Durrësit” në Tiranë.

I ndaluari është Hysni Lila, 46 vjeç, i cili akuzohet se i dha motorin që u përdor për vendosjen e bombës në biznesin në pronësi të Arbër Sinanit, autorit të dyshuar të krimit. Teksa po hetohet edhe për bashkëpunëtorët e tjerë dhe motivet e sulmit.

“Në vijim të punës intensive hetimore me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur me datë 18.07.2025 ku u vendos një sasi me lëndë plasëse në një lokal në Rrugën e Durrësit, është bërë e mundur identifikimi, kapja e ndalimi i shtetasit H. L., 46 vjeç, banues në Lushnjë”, njoftoi sot Policia e Tiranës.

Policia ndau edhe pamjet e gjetura nga kamerat e sigurisë së bizneseve në zonë, ku autorët me motor shkojnë dhe i vendosin lëndën plasëse subjektit dhe më pas largohen. këto pamje kanë ndihmuar hetuesit në zbardhjen e krimit në kohë të shpejtë.

Nga hetimet ka rezultuar se motomjeti që u përdor për vendosjen e lëndës plasëse ishte në pronësi të 46-vjeçarit, i cili dyshohet se ia ka dhënë për përdorim autorit të ngjarjes.

“Punohet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në ngjarje me qëllim dokumentimin e plotë të ngjarjes”, shtuan burime zyrtare.

Kurse materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.