Vendos Merkel: Shqipëria vend i sigurt, emigrantët do kthehen
Kancelarja Angela Merkel, dhe guvernatorët e 16 shteteve të Gjermanisë, kanë rënë dakort për masat, që kanë për qëllim kufizimin e fluksit të emigrantëve, ku përfshihet edhe shpallja e tri vendeve ballkanike, shtete “të sigurta” të origjinës dhe zvogëlimi i pagesave me para të gatshme për emigrantët, që sapo kanë arritur.
Merkel tha mbrëmë se Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, do të shpallen vende të sigurta, në kuadër të përpjekjeve për uljen e fluksit të njerëzve nga këto vende, që tashmë kanë arritur. Rrjedhimisht, azilkërkuesit nga këto vende mund të dëbohen dhe të kthehen në shtetet e tyre.
Qeveria federale e Gjermanisë ka premtuar ta bartë barrën më të madhe të fluksit të emigrantëve, duke i ndihmuar autoritetet shtetërore dhe komunale.









