• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendoret 2019, publikohen 7 propozimet e PS për Reformën Zgjedhore

by Java News
05/10/2018 17:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Depolitizimi i administratës zgjedhore është risia kryesore e propozimeve të Partisë Socialiste për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Drafti pritet të prezantohet publikisht dhe zyrtarisht javën e ardhshme, ku bie në sy përzgjedhja me short dhe jo më nga partitë politike e anëtarëve të 3 strukturave: të KZAZ-së, të Komisionit të Qendrës së Votimit dhe anëtarëve të Grupeve të Numërimit të Votave.

Për KZAZ-në, propozimi i PS është që të përbëhet nga 3 anëtarë dhe sekretari joanëtar, të cilët përzgjidhen nga KQZ me short, pasi kanë kaluar kurset e trajnimit si administratorë zgjedhorë. Komisionet e Qendrave të Votimit propozohet të përbëhen nga 3 anëtarë, ndërsa Grupet e Numërimit të Votave nga dy anëtarë, të cilët zgjidhen me short nga KZAZ. Në të treja rastet, modalitetet dhe procedurat e shortit do të përcaktohen nga KQZ.

Për të shmangur fenomenin e Lezhës me PS-në dhe Beratit me PD-në, ku kandidatet gra në lista hiqnin dorë nga mandati për t’ia kaluar meshkujve, PS propozon që mandati t’i kalojë kandidatit me të njëjtën gjini në listat e partisë aleate, me herësin më të lartë. Në rast se partia politike ka garuar e vetme dhe vakanca nuk plotësohet nga gjinia më pak e përfaqësuar, atëherë partia ndëshkohet nga KQZ me gjobë 2 milionë lekë.

Kryetarët e partive angazhohen me shkrim që të mos përfshihen në blerjen e votave. Kufizohen paratë e shpenzuara në fushatë, ku shuma për një parti politike, përfshirë kandidatët e saj, nuk duhet të jetë më shumë se 2 herë më e madhe se shuma e përfituar nga shteti. PS kërkon gjithashtu që partitë të mos bëjnë reklama politike kundrejt pagesës 3 muajt para zgjedhjeve, ndërsa institucioneve shtetërore nuk u lejohet gjatë kësaj periudhe transmetimi i reklamave të paguara apo financuara prej tyre.

Propozimet e PS

  1. KZAZ me 3 anetare dhe sekretari
  2. Tre anetaret e KZAZ zgjidhen nga KQZ
  3. KQV me 3 anetare
  4. Grupet e numerimit te votave 2 anetare
  5. Kryetaret e partive angazhohen me shkrim per mosblerje votash
  6.  Shuma e perfituar nga privati ne fushate financimi, jo me shume se 2 here me e madhe se parate qe merr subjekti nga buxheti i shtetit.
  7. Partite te mos bejne reklama zgjedhore 3 muaj para zgjedhjeve

ma.me/javanews.al

Next Post
Juncker në Kosovë: Demarkacioni, kushti themelor për liberalizimin e vizave

Juncker paralajmëron: Rrezik për konflikt të armatosur në Ballkan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In