• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendimi/Sot e quan turp, por Berisha ishte i pari që kërkoi tarifë për Rrugën e Kombit

by Java News
27/03/2018 18:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Taksimi i Rrugës së Kombit ka ngjallur kundërshti dhe akuza të forta politike. Ish kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në Facebook shkruante se me këtë veprim Rama takson shqiptaret pse udhëtojnë tek njeri tjetri! Por në fakt iniciativa e parë për ti taksuar shqiptarët i përket vetë Sali Berishës që në Dhjetor 2011.

Report TV disponon këtë vendim të qeverisë Berisha Nr.874, datë 14/12/2011 për “Përcaktimin e autoritetit kontraktues për dhënien me koncesion të shërbimit të mirëmbajtjes, rehabilitimit dhe operimit të autostradës Milot-Morinë”. Në datën 19/12/2011, Ministria e Punëve Publike dhe Transportit publikoi ftesën për pjesëmarrje në procedurën para kualifikuese të koncesionit.

Në ftesën për pjesëmarrje në Koncesionin për Autostradën MILOT – MORINË për procedurën para kualifikuese thuhet se “Koncesionari, subjekt i një sere standardesh performance, do të jetë përgjegjës për operimin dhe mirëmbajtjen e autostradës, duke përfshirë dhe mirëmbajtjen e tunelit të Thirrës 5.6 km të gjatë, me dy korsi, operimin e një stacioni për mbledhjen e tarifës, dublimin e një segmenti 26 km të gjatë të autostradës si dhe ndërtimin e disa strukturave shtesë.

Nga kjo ftesë me këto detaje del në pah qartësisht tentativa e qeverisë Berisha për nisjen e taksimit që në vitin 2011.  Rreth 4 muaj pas daljes së këtij vendimi të qeverisë Berisha në datën 02/04/2012, publikohet në faqen e Autoritetit të Prokurimeve Publike njoftimi për rezultatet e fazës parakualifikuese ku marrin pjesë pesë kompani.  Kjo përpjekje e qeverisë së djathtë dështoi pasi nuk pati sukses faza e dytë në Prill 2013 pasi nuk erdhi asnjë ofertë.

Pra zanafilla e dhënies me koncesion të rrugës së kombit daton që në Dhjetor 2011 kohë kur në krye të qeverisë ishte Sali Berisha i cili sot koncesionin e quan një turp. Kjo tentativë e dështuar e kryeministrit Berisha për taksimin e Rrugës së Kombit do të riaktivizohej në Dhjetor 2014 me urdhrin nr.336, datë 31.12.2014 të ish ministrit te Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto nga ku u miratua Studimi i Fizibilitetit.

Me urdhrin nr.337, datë 31.12.2014 të ish ministrit Haxhinasto u miratua fillimi i procedurave për dhënien me koncesion/PPP të ndertimit, operimit, mirëmbajtjes dhe rehabilitimit të autostradës Milot-Morinë. Në 6 Dhjetor 2016 u nënshkrua kontrata nga ministri Sokol Dervishaj dhe një grup kompanish të cilat ndërtuan një koncorcium.  Në 14 Dhjetor 2016 marrëveshja u miratua në qeveri. Kontrata e koncesionit është bërë efektive në 9 Shtator 2017./shqiptarja.com

a.ç

Next Post
Dani Alves: “Coutinho njësoj si Neymar”

Dani Alves: “Coutinho njësoj si Neymar”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrau bashkëshorten dhe më pas veten, ky është çifti i të moshuarve nga Roskoveci

Vrau bashkëshorten dhe më pas veten, ky është çifti i të moshuarve nga Roskoveci

March 24, 2026
PD përjashton dy këshilltarë në Durrës, Noka: Punuan për të majtën

PD përjashton dy këshilltarë në Durrës, Noka: Punuan për të majtën

March 24, 2026
Nafta paralizon bujqësinë, fermerët rikthehen tek kuajt në kulmin e të mbjellave: S’kemi mundësi të blejmë karburant për traktorët

Nafta paralizon bujqësinë, fermerët rikthehen tek kuajt në kulmin e të mbjellave: S’kemi mundësi të blejmë karburant për traktorët

March 24, 2026
Besëlidhja gati të shkruajë historinë në Ligën Unike më 25 mars në Parkun Olimpik. Hyrja falas për tifozët


Besëlidhja gati të shkruajë historinë në Ligën Unike më 25 mars në Parkun Olimpik. Hyrja falas për tifozët


March 24, 2026
Gjyqi ndaj Veliajt, avokati Ndreca: Kërkojmë dorëzimin e akteve hetimore për të garantuar mbrojtjen! OPGJ u futën në qelinë e kryebashkiakut pa e njoftuar

Gjyqi ndaj Veliajt, avokati Ndreca: Kërkojmë dorëzimin e akteve hetimore për të garantuar mbrojtjen! OPGJ u futën në qelinë e kryebashkiakut pa e njoftuar

March 24, 2026
Detaje nga krimi në Roskovec/ I moshuari vrau bashkëshorten dhe më pas veten, policia kishte ndërhyrë pak ditë më parë për të “shuar” sherrin

Detaje nga krimi në Roskovec/ I moshuari vrau bashkëshorten dhe më pas veten, policia kishte ndërhyrë pak ditë më parë për të “shuar” sherrin

March 24, 2026
Tirana mirëpret për herë të parë takimin e Grupeve të Punës të EBRA-s, Ministrja Ibrahimaj: Modernizojmë regjistrat e biznesit

Tirana mirëpret për herë të parë takimin e Grupeve të Punës të EBRA-s, Ministrja Ibrahimaj: Modernizojmë regjistrat e biznesit

March 24, 2026
GJKKO rrëzon kërkesën e mbrojtjes së Veliajt për aktet, caktohet seanca e radhës

GJKKO rrëzon kërkesën e mbrojtjes së Veliajt për aktet, caktohet seanca e radhës

March 24, 2026
Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

March 24, 2026
Vrasja e dyfishtë në familje, Policia e Fierit jep detajet

Vrasja e dyfishtë në familje, Policia e Fierit jep detajet

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In