• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VENDIMI/ Tarifat që do të paguajnë studentët sipas degëve për në Universitet

by Java News
09/06/2017 10:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tarifat vjetore për studentët që do nisin universitetin variojnë nga 25 mijë lekë në fakultetin e Historisë dhe Filologjisë për ciklin e parë të studimeve, deri në 40 mijë lekë në Fakultetin e Drejtësisë dhe atë të Shkencave Sociale. Ndërkohë, për ciklin e dytë të studimeve studentët do të duhet të paguajnë sipas profilit që do të ndjekin nga 63 mijë deri në 204 mijë lekë.

Në universitetet publike do të pranohen 22.420 maturantë, pa përfshirë kuotat e miratuara për shqiptarët nga trojet. UT do të pranojë 5378 studentë, Universiteti i Mjekësisë 817 studentë, Politekniku 1407 kuota pranimi, 2679 studentë do pranohen nga Universiteti Bujqësor, ndërsa Artet kanë 219 kuota për studentët dhe Sportet pranojnë 300 studentë. Ndërkohë, aktualisht maturantët janë në fazën e dhënies së provimeve.

Në Universitetin e Tiranës, tarifat e studimit ashtu siç ka theksuar edhe  më herët rektori Mynyr Koni, nuk do të ndryshojnë, por do të jenë në të njëjtin nivel me vitin e shkuar akademik.

Tarifat në pjesën më të madhe janë unifikuar në bazë të fakulteteve dhe variojnë nga 25 mijë lekë, që është pagesa minimale, deri në 40 mijë lekë maksimalja.

Të gjitha programet e studimit në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë e kanë tarifën e shkollimit 30 mijë lekë, te Fakulteti i Shkencave të Natyrës të gjitha programet e studimit e kanë tarifën 25 mijë lekë, po ashtu dhe te Gjuhët e Huaja, tarifa është 25.000 lekë në vit.

Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Fakulteti i Drejtësisë ka tarifën 40 mijë lekë. Ndërsa, Fakulteti i Ekonomisë për të gjitha programet e studimit përfshi edhe programin e studimit që ofrohet në filialin e Sarandës, tarifën e shkollimit për vitin e ri akademik 2016-2017 do ta ketë 35.000 lekë.

Universiteti i Arteve e ka tarifën e shkollimit për të gjitha programet e studimit 40 mijë lekë në vit. Nga universitet e tjera, ai i Sporteve e ka miratuar tarifën 35 mijë lekë në vit.

Universiteti Politeknik i Tiranës ka diversitet më të madh të tarifave, pasi tarifën më të ulëtën e ka 25 mijë lekë, më tej ka disa programe studimi me tarifë 30.000 lekë në vit ku përfshihen disa profile të inxhinierisë, si ajo Elektronike, Informatike dhe Telekomunikacioni, raporton “ata”.

35 mijë lekë e ka vetëm Inxhinieria e Ndërtimit. Ndërkohë, Arkitektura dhe Urbanistika kanë tarifat më të larta të shkollimit prej 40 mijë lekësh në vit.

Po ashtu, edhe Universitetit Bujqësor të Tiranës i variojnë tarifat e studimit nga 25 mijë lekë në vit për një pjesë të madhe të programeve të studimit që ofron, deri në 40 mijë lekë, që është tarifa më e lartë e shkollimit dhe e ka programi i studimit Mjekësi Veterinare.

Në programin Menaxhim Agrobiznesi këtë vit akademik pritet që studentët të paguajnë 35.000 lekë në vit për të ndjekur studimet, ndërsa për degën Ekonomi dhe Politikë Agrare tarifa do jetë 30.000 lekë. Tarifat më të larta të studimit në krahasim me universitet e tjera i ka Mjekësia.

Sipas vendimit të Senatit Akademik të këtij universiteti, këtë vit ato variojnë nga 35 mijë lekë deri në 45 mijë lekë në vit. Në programet e studimit të Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, me përjashtim të Infermierisë së Përgjithshme, që e ka tarifën 40 mijë lekë, studentët e programeve të tjera do paguajnë për një vit studimi 35 mijë lekë në vit. Ndërsa tri programet e tjera Mjekësi, Farmaci dhe Stomatologji do ta kenë tarifën 45 mijë lekë.

Universiteti “Aleksandër Xhuvani” në Durrës, si vitin e shkuar edhe këtë vit do të ruajë tarifat e unifikuara për të gjitha programet e studimit, pra pagesa që do bëjnë studentët për të studiuar në këtë universitet është 25 mijë lekë.

Po ashtu, tarifën e studimit prej 25.000 lekësh në vit për të gjitha programet do ta ketë edhe Universiteti “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Universitetet e tjera të rretheve, Universiteti “Ismail Qemali” në Vlorë, “Eqrem Çabej” në Gjirokastër, Universiteti “Fan S. Noli” në Korçë dhe Universiteti “Luigj Gurakuqi” në Shkodër do ta kenë tarifën vjetore të studimit pothuajse për të gjitha programet 20 mijë lekësh.

ma.me

Next Post
Rama publikon foto nga transformimet në Kolonjë, por ka edhe një kërkesë

Rama publikon foto nga transformimet në Kolonjë, por ka edhe një kërkesë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

January 20, 2026
“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

January 20, 2026
“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

January 20, 2026
Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

January 20, 2026
Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

January 20, 2026
Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

January 20, 2026
Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

January 20, 2026
Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

January 20, 2026
“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

January 20, 2026
“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In