• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendimi/ Sigurim i veçantë shëndetësor për disa kategori në polici

by A R
18/01/2017 19:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Publikohen vendimet e marra nga qeveria në mbledhjen e sotme. Mes vendimeve është edhe sigurimi shëndetësor i veçantë për disa kategori të efektivëve të uniformave blu.

kategoritë që përfitojnë nuk janë pjesë e punonjësvce që përfitojnë nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

VENDIMI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 68, të ligjit nr.108/2014, “Për Policinë e Shtetit”, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:
1. Punonjësit e strukturave të veçanta të Policisë së Shtetit, në funksion të përmbushjes së detyrës së tyre, përfitojnë sigurim shëndetësor të veçantë për shërbime shëndetësore të cilat nuk janë pjesë të paketave të shërbimit shëndetësor, që ofrohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

2. Kategoritë e punonjësve të Policisë së Shtetit që përfitojnë sigurimin shëndetësor të veçantë janë, si më poshtë:

a) Forcat speciale;
b) Forcat operacionale të ndërhyrjes së shpejtë;
c) Forcat e posaçme operacionale;
ç) Punonjësit e policisë që shërbejnë si oficerë kontakti, pranë ministrive homologe të shteteve të huaja, të atashuar në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Shqipërisë.

3. Punonjësit e policisë të përcaktuar në pikën 2, të këtij vendimi, përfitojnë nga sigurimi shëndetësor i veçantë, shërbim shëndetësor:

a) për kontrollin parandalues;
b) diagnostikues;
c) kurues.

4. Policia e Shtetit, për shërbimet shëndetësore të cilat nuk janë pjesë e paketave të shërbimit shëndetësor, që ofrohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, lidh kontratë me shoqërinë e sigurimit, të përzgjedhur sipas rregullave të përcaktuara në legjislacionin në fuqi për prokurimin publik.

5. Policia e Shtetit, me qëllim ofrimin e shërbimit shëndetësor të veçantë, kryen procedurat, si më poshtë vijon:

a) Brenda muajit korrik të çdo viti, parashikon fondet buxhetore, duke përllogaritur një prim sigurimi jo më shumë se 18 000 (tetëmbëdhjetë mijë) lekë për çdo punonjës që do të sigurohet;
b) Brenda muajit dhjetor të çdo viti, harton listën e punonjësve përfitues, sipas përcaktimeve të pikës 2, të këtij vendimi;
c) Përzgjedh shoqërinë e sigurimit sipas rregullave të legjislacionit në fuqi për prokurimin publik;
ç) Njësitë buxhetore i dërgojnë shoqërisë së sigurimit, brenda dy ditëve, çdo ndryshim që ndodh në listën emërore të përfituesve.
6. Fondi i përcaktuar për këtë qëllim, planifikohet për çdo vit, në programin buxhetor të Policisë së Shtetit.
7. Ngarkohen Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Shëndetësisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

/a.m.

Next Post
Allegri nis shtegtimin në Angli, negocion me Arsenalin

Allegri nis shtegtimin në Angli, negocion me Arsenalin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Votëbesohen në Kuvend 7 ndryshimet në Qeveri, ja votat e ministrave PRO dhe KUNDËR

March 5, 2026
Analizë/ Ngushtica e Hormuzit në paralizë historike, ekonomia globale në tension

Analizë/ Ngushtica e Hormuzit në paralizë historike, ekonomia globale në tension

March 5, 2026
Kaos në Parlament! PS voton ministrat e rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

Kaos në Parlament! PS voton ministrat e rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

March 5, 2026
‘O ushtar i bandave’, Balla debat me Bardhin për Ballukun: Më 12 mars do jetë gati raporti ynë

‘O ushtar i bandave’, Balla debat me Bardhin për Ballukun: Më 12 mars do jetë gati raporti ynë

March 5, 2026
KUVENDI LIVE! Spiropali: Largimi im u paralajmërua nga Berisha; Kreu i PD: S’e ke nga unë!

KUVENDI LIVE! Spiropali: Largimi im u paralajmërua nga Berisha; Kreu i PD: S’e ke nga unë!

March 5, 2026
“Hapa konkretë për Onkologjikun”/ Ministrja Sala: Të shkojmë ne te pacienti, jo pacienti te ne

“Brenda vitit vjen Brakiterapia”, Sala për mungesën e barnave të Onkologjiku: Po kërkojmë zgjidhje definitive!

March 5, 2026
Zbardhet djegia e qëllimshme e biznesit në Vlorë: Arrestohet 37-vjeçari pas muajsh në kërkim

Zbardhet djegia e qëllimshme e biznesit në Vlorë: Arrestohet 37-vjeçari pas muajsh në kërkim

March 5, 2026
Tjetërsuan 2350 m² tokë në Mëzez, pranga dy përfituesve dhe pezullim tre zyrtarëve të Kadastrës

Tjetërsuan 2350 m² tokë në Mëzez, pranga dy përfituesve dhe pezullim tre zyrtarëve të Kadastrës

March 5, 2026
Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Procedura për “Sterilizimin”: Dy juristë të njohur ngrejnë pikëpyetje mbi themelin e procesit ndaj Beqajt

March 5, 2026
Grabitet një pikë e këmbimit valutor në Tiranë, pamjet e autorit të armatosur

Grabitet një pikë e këmbimit valutor në Tiranë, pamjet e autorit të armatosur

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In