• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VENDIMI/ Rruga Tiranë- Elbasan, qeveria jep 40 mln lekë për shpronësimet

by Java News
07/12/2016 19:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Ministrave me propozimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës ka marrë sot vendimin për shpronësimin e pronave që do të preken nga ndërtimi i rrugës “Tiranë-Elbasan”. Sipas këtij vendimi pronarët e pasurive të paluajtshme, që do të shpronësohen, do të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse. Vlera e përgjithshme e shpronësimeve për këtë segment rrugor arrin 40 547 395 lekë. Nga kjo vlerë 5 967 169 lekë do të jenë për pasuritë “arë” dhe “truall”, me sipërfaqe shpronësimi 10 019 m ndërsa 34 580 226 për pasuritë “objekte” me vlerë.

Vendimi 

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR “TIRANË-ELBASAN (SHTESA)”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 dhe 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Tiranë-Elbasan (shtesa)”.

2. Shpronësimi bëhet në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë “arë”, “truall” dhe “objekte”, me vlerë të përgjithshme shpronësimi prej 40 547 395 (dyzet milionë e pesëqind e dyzet e shtatë mijë e treqind e nëntëdhjetë e pesë) lekësh, nga të cilat:
– për pasuritë “arë” dhe “truall”, me sipërfaqe shpronësimi 10 019 m2, me vlerë 5 967 169 (pesë milionë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e shtatë mijë e njëqind e gjashtëdhjetë e nëntë) lekë;
– për pasuritë “objekte” me vlerë 34 580 226 (tridhjetë e katër milionë e pesëqind e tetëdhjetë mijë e dyqind e njëzet e gjashtë) lekë.

4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, për pasuritë “arë”, “truall” dhe “objekte”, prej 40 547 395 (dyzet milionë e pesëqind e dyzet e shtatë mijë e treqind e nëntëdhjetë e pesë) lekësh, të përballohet nga fondi i shpronësimeve, në llogarinë e shpronësimeve, në Bankën e Shqipërisë.

5. Shpenzimet procedurale, në vlerën 80 000 (tetëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

6. Likuidimi i pronarëve të fillojë pas çeljes së fondit të përcaktuar në pikën 4, të këtij vendimi.

7. Pronarët e pasurive të listës, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilat është bërë shënimi “Konfirmuar ZVRPP”, “Vërtetim hipotekor”, “Certifikatë pronësie”, të likuidohen, për efekt shpronësimi, në bazë të dokumentacionit të plotë të pronësisë që do të dorëzojnë pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.

8. Autoriteti Rrugor Shqiptar, do të kryejë likuidimet, për efekt shpronësimi, në bazë të pikave 4, 5, 6, dhe 7, të këtij vendimi.

9. Brenda 30 ditëve, nga data e miratimit të këtij vendimi, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar, të fillojnë procedurat për hedhjen e gjurmës së trupit të rrugës mbi hartat kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit që do t’u vihet në dispozicion nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe, me fillimin e procesit të likuidimit, të fillojë edhe procesi i kalimit të pronësisë, për pasuritë e shpronësuara, në favor të shtetit.

10. Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, të pezullojnë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara, deri në momentin që do të realizohet procesi i hedhjes së gjurmës së trupit të rrugës mbi hartat kadastrale si dhe kalimi i pronësisë, për pasuritë e shpronësuara.

11. Ngarkohen Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, Ministria e Financave, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës dhe Këshilli i Qarkut Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

ma.me

Next Post
9 kroçera dhe velierë luksoz në portin e Durrësit në Shtator

Shqipëria kthehet në destinacion turistik, 9 kroçera prenotojnë ndalesë në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Letër e hapur e militantit të PD-së nga Shkodra për Sali Berishën: Pash Zotin, Doktor, mos na thirr kot n’Tiranë!

Letër e hapur e militantit të PD-së nga Shkodra për Sali Berishën: Pash Zotin, Doktor, mos na thirr kot n’Tiranë!

February 9, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

Ervin Salianji akuza Sali Berishës: Lidershipi i PD-së ka disa ‘profesorë të humbjes’ në parti, i ka shmangur fituesit!

February 9, 2026
BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015

February 9, 2026
Kërkoi 45-vite burg për ish-krerët e UÇK, Rama: Nuk e di ku buron filli logjik i prokurorisë për varrosjen për së gjalli të atyre burrave

Kërkoi 45-vite burg për ish-krerët e UÇK, Rama: Nuk e di ku buron filli logjik i prokurorisë për varrosjen për së gjalli të atyre burrave

February 9, 2026
Sekretari i Përgjithshëm i PS: Nuk do ta pranojmë që një organ jo i zgjedhur nga qytetarët, të pezullojë një ministër!

Sekretari i Përgjithshëm i PS: Nuk do ta pranojmë që një organ jo i zgjedhur nga qytetarët, të pezullojë një ministër!

February 9, 2026
U konfliktua me qytetarin në afërsi të kthesës së Kamzës, polici nxjerr pistoletën, AMP nis hetimet (VIDEO)

U konfliktua me qytetarin në afërsi të kthesës së Kamzës, polici nxjerr pistoletën, AMP nis hetimet (VIDEO)

February 9, 2026
U kërkuan 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, reagon Balla: Alarm serioz se si po trajtohet historia e luftës së Kosovës!

U kërkuan 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, reagon Balla: Alarm serioz se si po trajtohet historia e luftës së Kosovës!

February 9, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Defaktorizimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

February 9, 2026
Balluku mban postin, analisti: Gjykata Kushtetuese tregoi mungesë dinjiteti, e paaftë për të dhënë drejtësi!

Balluku mban postin, analisti: Gjykata Kushtetuese tregoi mungesë dinjiteti, e paaftë për të dhënë drejtësi!

February 9, 2026
Kur Kryeministri thotë që pezullimi “paralizon institucionin”

Kur Kryeministri thotë që pezullimi “paralizon institucionin”

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In