• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendimi që ‘kyçi’ Berishën: Si gjykata ‘kërkoi’ precedentë nga Strasburgu për rastet në Turqi e Hungari për arsyetimin e vendimmarrjes

by Java News
10/01/2024 20:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vendimin e zbardhur në të cilin dërgoi nën arrest shtëpiak Sali Berishën, gjykata antikorrupsion ka prekur edhe lirinë e shprehjes së tij si deputet.

Një liri të cilën Sali Berisha po e gëzon nga ballkoni i shtëpisë ku dhe mban fjalime nga banesa ku u mbyll prej 30 dhjetorit 2023. Por teksa herë pas hera Berisha mban fjalime duke grumbulluar politikanë dhe mbështetës në rrugën Mustafa Matohiti gjykata që e ndalon komunikimin me këdo përveç bashkëjetuesve, e ka paraparë edhe situatën duke bërë një ndarje midis lirisë së shprehjes dhe lirisë politike të shprehjes së Berisha e gëzon si deputet i parlamentit, raporton TCH.

Duke nënvizuar diferencimin midis funksionit të të hetuarit Sali Berisha, si deputet i Kuvendit të Shqipërisë (e në këtë kuadër dhe lirisë së shprehjes politike të tij dhe pozitës së tij si i dyshuar për korrupsion gjykata thotë se fjalimet politike edhe kur mbrohen nga Konventa europiane e te drejtave të njeriut, mund të kufizohen në raste të veçanta.

Këto raste janë ato të interest të sigurisë kombëtare, sigurisë publike, mbrojtjes së reputacionit ose të drejtave të të tjerëve. Ndërkohë gjykata antikorrupsion kujton se GJEDNJ ka konstatuar se ka pak hapësirë për kufizimet në fjalimet politike apo në debatin e çështjeve me interes publik. Për të ilustruar këtë kufizim gjyqtarja Irena Gjoka sjell në vëmendje çështjen në gjykatën e Strasbugut të katër anëtarëve të parlamentit hungarez dhe përfaqësues të opozitës të cilët në 30 prill 2013 gjatë një fjalimi me rend dite treguan një billboard. Aty shkruhej “FIDESZ, ti vjedh ti mashtron ti gënjen”. Një javë më pas ata u gjobiten.

Ndërsa si shembull se çfarë të kufizohet edhe në fjalën e një politikani sillet një tjetër vendim i gjykatës së Strasbugut dhe ai është rasti i ish-kryeministrit turk Necmettin Erbakan, i akuzuar nga autoritetet vendase për një fjalim me përmbajtje të nxitjes së urrejtjes midis feve dhe rajoneve.

Gjykata në Shqipëri thekson duke cituar këtë vendim se “…toleranca dhe respekti për dinjitetin e barabartë të të gjithë qenieve njerëzore përbëjnë themelet e një shoqërie demokratike, pluraliste. Duke qenë kështu, në parim, mund të konsiderohet e nevojshme në disa shoqëri demokratike të sanksionohen apo edhe të parandalohen të gjitha format e shprehjes që përhapen, nxisin ose justifikojnë urrejtjen e bazuar në intolerancë”. Dhe duke e vendosur në kontekstin shqiptar gjykata shton se ndalimi i komunikimit të Sali Berishës lidhet pazgjidhshmërisht me kufizimin e lirisë të të drejtës së shprehjes.

Por gjykata shton se caktimi i kësaj mase nuk lidhet në mënyrë të domosdoshme me lirinë politike të shprehjes./m.j

Next Post
13 mijë raste gripi në javën e parë të 2024, Bino: Vendosni maska! Shkon për një problem kardiak, për recetë dhe merr infeksion

13 mijë raste gripi në javën e parë të 2024, Bino: Vendosni maska! Shkon për një problem kardiak, për recetë dhe merr infeksion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In