Vendimi i djeshëm i gjykatës për “arrest shtëpie” për kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi, është bërë shkak për plagosjen e tre personave me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, rreth orës 13:00 në një lokal para Bashkisë së Kavajës, e cila ka nisur fillimisht si një debat mes autorit Sajmir Kurti dhe shtetasit Eqerem Kazazi.
Debati verbal ka degjeneruar në një sherr me grushte. Pas kësaj Kurti ka nxjerrë një pistoletë e ka qëlluar në drejtim të babë e bir, Eqerem dhe Irkid Kazazi.
Plumbat kanë prekur edhe shtetasin Dritan Xhixha, i cili ndodhej jashtë lokalit ku ka ndodhur konflikti.
Të plagosurit, të cilët janë dërguar në spitalin e qytetit, jane shtetasit; Eqerem Kazazi, 48 vjeç; Irkid Kazazi, 21 vjeç, dhe D.Xh, 46 vjeç. Mesohet se Irkid Kazazi eshte kreu i Forumit Rinor te Partise Demokratike te Kavajes.
Nga të dhënat paraprake, mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.
Ndërkaq, policia po vijon hetimet për ngjarjen.
Sajmir Kurti, tashmë i arrestuar, eshte nje personazh i njohur i jetes publike ne Kavaje. Ai ka qene Drejtor i Zyres se Punes te qytetit te Kavajes.
BW/d.i.