• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendimi për 17-katëshat, Bashkia: Gjyq i montuar nga gjyqtarë të diskredituar, ja faktet

by Java News
18/05/2016 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës ka dalë sot me një deklaratë për procesin e nesërm në Gjykatën Administrative të Apelit, ku do të vendoset për pesë pallatet 17-katësh te diga e Liqenit Artificial. Bashkia e quan gjyqin të montuar, ndërsa trupën e gjyqtarëve të diskredituar, duke mos pasur dyshime se vendimi do të jetë në kundërshtim me atë çka pretendon Bashkia. Një javë më parë, vetë kryetari Erion Veliaj doli në protestë para Gjykatës, i shoqëruar nga qindra qytetarë, çka solli edhe shtyrjen e marrjes së vendimit, çka pritet të ndodhë nesër.

IMG-20160518-WA0003

Në deklaratën e sotme për shtyp, nga Bashkia janë ofruar disa fakte lidhur me anëtarët e trupit gjykues, për lidhje familjare e interesash me ndërtuesit e pallatave te Diga, ndërkohë që kryetari i Gjykatës ende nuk ka pranuar dorëheqjen e kryetares së trupit gjykues Alkleina Gazidede.

Gjyqtari Arjan Qafa është ai që goditet më rëndë, pasi mbi të rëndojnë akuza për fshehje të ardhurash të tij e të bashkëshortes, në shuma të mëdha parash, si dhe të burimit të tyre.

Më tej, Bashkia përsërit këmbënguljen dhe premton se nuk do të lejojë në asnjë mënyrë ngritjen e pallateve 17-katësh te diga e liqenit.

IMG-20160518-WA0001

Deklarata e plotë

“Siç e dini, nesër Gjykata Administrative e Apelit do të vendosë për 5 pallatet 17-katëshe te Diga e Liqenit Artificial me një gjyq të montuar dhe një trupë gjyqtarësh të diskredituar.

Prej ditësh, në media kanë qarkulluar fakte dhe informacione që vërtetojnë se kjo trupë gjyqtarësh, e përbërë nga Arjan Qafa, Enkelejda Metaliaj (Softa) dhe Alkelina Gazidede, është në konflikt interesi me këtë çështje dhe e ka humbur parimin e paanshmërisë.

Megjithatë, të tjera fakte tronditëse po dalin dita ditës.

Tashmë, është fakt se gjyqtarja Enkelejda Metaliaj (Softa) ka lidhje familjare me aksionerin e kompanisë “Gener 2”, Artan Metaliaj, dhe si e tillë nuk mund të jetë pjesë e trupës që gjykon çështjen e pallateve të Diga e Liqenit për konflikt të pastër interesi.

Gjyqtarja Alkelina Gazidede prej më shumë se një jave ka dhënë dorëheqjen nga gjykimi i kësaj çështjeje, e megjithatë dorëheqja e saj është refuzuar nga kryetari i gjykatës për arsye që nuk i dimë. Pra, znj. Gazidede detyrohet të gjykojë një çështje jashtë vullnetit të saj, edhe pse e është shprehur për të mos u bërë pjesë e kësaj farse.

Por, rasti më i rëndë dhe që ulëret më shumë është ai i gjyqtarit Arjan Qafa.

  1. Z. Qafa është dekretuar Gjyqtar në Gjykatën Administrative të Apelit më datë 15 mars 2016.
  2. Në datën 31 Mars 2014, Qafa është kallëzuar në Prokurori nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, për fshehje pasurie dhe deklarim të rremë të pasurisë. Gjyqtari i dekretuar nga Presidenti Nishani është kallëzuar asokohe, në cilësinë e ish-Inspektorit në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, pra të njeriut, të ngarkuar me ligj, për kontrollin e punës dhe integritetit të gjyqtarëve. Për rastin në fjalë, ILDKP ka njoftuar zyrtarisht KLD dhe Pastrimin e Parave.
  3. Z Qafa është akuzuar për fshehje të Depozitës në shumën 100.000 lekë të reja.
  4. Fshehje të Llogarisë rrjedhëse në shumën 2400 Euro.
  5. Deklarim të rremë si dhuratë në shumë 37.000 Euro, të cilat i ka disponuar kesh dhe më pas i ka përdorur për blerje Apartamenti.
  6. Deklarim i rremë dhe mungesë e burimit ligjor të shumës 70.000 Euro kesh nga bashkëshortja në vitin 2008.
  7. Deklarim i rremë dhe mungesë e burimit ligjor, para të dhëna hua nga bashkëshortja e Z. Qafa prej 5.000.000 lekë të reja.

Dhe çka është akoma edhe më e rëndë në të gjithë këtë histori:

  1. Qafa është në konflikt interesi pasi më datë 11 Mars 2010 ka lidhur një kontratë porosi për shtëpi dhe garazh me kompaninë Gener 2.

Bashkia e Tiranës denoncon para opinionit publik gjithë këtë aferë se gjyqi që do të zhvillohet nesër është i montuar sepse dy kushërinj dhe partner të kompanisë “Gener 2” do të vendosin për shkatërrimin e Liqenit të Tiranës.

Bashkia e Tiranës siguron qytetarët e saj se nuk do ta lejojë ndërtimin e kompleksit me 5 pallate 17 katëshe, pavarësisht turpit të përmasave të këtij skandali të pashoq”.

D.I.

Next Post

Deputeti i PDK, Grabovci: Deputeti që tradhton gruan me Iva Alikon mund të jetë i LDK-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRAT / “Sterilizimi”, GJKKO dënon me nga 4 vite burg ish-zv/ministrin Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj

EMRAT / “Sterilizimi”, GJKKO dënon me nga 4 vite burg ish-zv/ministrin Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj

March 4, 2026
Hamza: PDK nuk ka kandidat për president pa marrëveshje paraprake, Kurti: Në pritje

Hamza: PDK nuk ka kandidat për president pa marrëveshje paraprake, Kurti: Në pritje

March 4, 2026
Shiste drogë në Dhërmi, arrestohet 22-vjeçari, çfarë i gjeti policia në automjet

Shiste drogë në Dhërmi, arrestohet 22-vjeçari, çfarë i gjeti policia në automjet

March 4, 2026
Makineritë e diellit, si panelet po kthen në faktor kyç për të ardhmen!

Energjia nga dielli dyfishohet në 2025, INSTAT: Fotovoltaikët mbajnë peshën e tranzicionit energjetik

March 4, 2026
Irani kërcënon me goditje ndaj ambasadave izraelite në të gjithë botën pas sulmeve në Bejrut

Irani kërcënon me goditje ndaj ambasadave izraelite në të gjithë botën pas sulmeve në Bejrut

March 4, 2026
Tërmet i fortë në Itali, mbyllen shkollat Catania, mbi 600 raportime për dëme

Tërmet i fortë në Itali, mbyllen shkollat Catania, mbi 600 raportime për dëme

March 4, 2026
Shërbimi sekret italian: Rritet rreziku i terrorizmit me përshkallëzimin në Iran. Rusia, kërcënimi kryesor për Europën në 2026

Shërbimi sekret italian: Rritet rreziku i terrorizmit me përshkallëzimin në Iran. Rusia, kërcënimi kryesor për Europën në 2026

March 4, 2026
“Territorialja”/ PS i jep një shans të fundit PD, Balla: Ejani të Hënën në komision ose ndryshojmë formulën

“Nga 10 minuta për 140 deputetë është shumë…”, Balla: E drejtë e Kuvendit të ndryshojë komisionet

March 4, 2026
Analiza e ISHP për 1 milion banorë: 3 në 4 të rritur në Shqipëri janë obezë, më shumë tek meshkujt

Rreziku nga obeziteti, 60% e shqiptarëve janë mbipeshë, të kërcënuar nga diabeti dhe zemra

March 4, 2026
Kritikat e Dumanit për institucionet, Rama: SPAK ka pasur impakt parandalues

“Mungesa e kryetarit problem, por nuk e keni marrë seriozisht”, detaje nga takimi i Ramës me deputetët e Tiranës

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In