• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VENDIMI/ Pagesa e papunësisë, kushtet e reja si përfitohet dhe sa lekë do të merret

by Java News
22/03/2018 08:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një person i cili ka punuar për 3 vite rresht i siguruar do të marrë për 6 muaj 72 mijë lekëë të rinj, nëse ngelet i papunë. Qeveria ka miratuar një vendim ku ka vendosur kriteret për të përfitutar pagesën e papunësisë si dhe përcakton kushtet për ta marrë atë. “Përfitojnë të ardhura nga papunësia të gjithë personat e siguruar, të cilët plotësojnë kushtet e ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, – thuhet në vendimin e qeverisë.

Përfitojnë
Personave, të cilët plotësojnë kushtet e përcaktuara, u paguhet e ardhura e pagesës së papunësisë në varësi të periudhës së kontributit në sigurimet shoqërore, derdhur nga punëdhënësi, si më poshtë vijon:

-3 muaj, për personat me një periudhë kontributi, të paktën, 1 vit.

-6 muaj, për personat me një periudhë kontributi, të paktën, 3 vjet.

-9 muaj, për personat me një periudhë kontributi, të paktën, 5 vjet.

-12 muaj, për personat me një periudhë kontributi mbi 10 vjet.

-Personat gra mbi 5  vjeç dhe burra mbi 60 vjeç përfitojnë pagesë papunësie 12 muaj, me kusht që të kenë kontribuar 1 vit në sigurimet shoqërore, për çdo rast përfitimi.

Nuk përfitojnë
Nuk përfitojnë të ardhura nga papunësia personat, të cilët: ndërpresin aktivitetin si punëdhënës dhe të vetëpunësuar, largohen nga puna me dëshirën e tyre dhe plotësojnë kriteret për pension pleqërie, invaliditeti apo familjar, paaftësi të përkohshme në punë apo sëmundje profesionale.

Dokumentacioni
Për rastet e paraqitjes së kërkesave të përsëritura për përfitim, llogaritja e periudhës së kontributeve fillon me përfitimin e fundit të pagesës të të ardhurave nga papunësia. Personat, të cilët aplikojnë për të përfituar të ardhura nga papunësia, duhet të paraqesin dokumentacionin, si më poshtë vijon: Kërkesë për aplikim. Librezë pune. Dokument identiteti (fotokopje). Vërtetim për ndjekjen e arsimit të mesëm, për fëmijët në ngarkim deri në moshën 18 vjeç, dhe për personat që ndjekin arsimin e lartë apo janë të paaftë (KMCAP), deri në moshën 25 vjeç. Zyrat e punësimit kanë përgjegjësinë të sigurojnë, për secilin aplikues, dokumentacionin, si më poshtë vijon: Certifikatë të gjendjes familjare. Vërtetim nga dega e tatim-taksave se personi nuk është subjekt i regjistruar pranë këtyre organeve. Vërtetim nga dega e tatim-taksave ose e sigurimeve shoqërore se personi ka derdhur kontribute për periudhën e kërkuar.

Ndërprerja e përfitimit
Personave përfitues të pagesës të së ardhurës nga papunësia u ndërpritet përfitimi kur:

-refuzojnë të punësohen ose të ndjekin një program punësimi të përshtatshëm, të ofruar nga zyra e punësimit.

-refuzojnë të marrin pjesë në kurse trajnimi dhe kualifikimi, të ofruara nga zyra e punësimit.

-nuk paraqiten një herë në muaj.

-plotësojnë kriteret për pension pleqërie, invaliditeti apo familjar.

Personat duhet të njoftojnë brenda 5 ditëve zyrën përkatëse të punësimit nëse gjatë periudhës së përfitimit të pagesës të së ardhurës nga papunësia:

-punësohen ose vetëpunësohen.

-kanë ndryshime në gjendjen familjare (lindje apo vdekje).

-personat që ka në ngarkim të tij kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe ata që studiojnë apo janë të paaftë (KMCAP) kanë mbushur moshën 25 vjeç.

Në të kundërt, ata duhet të kthejnë shumën e të ardhurave që kanë përfituar gjatë kësaj periudhe në mënyrë të padrejtë, në kundërshtim me aktet ligjore e nënligjore.

Masa e pagesës e papunësisë
Masa e nivelit bazë të së ardhurës nga papunësia për çdo përfitues është 50% e pagës minimale në shkallë vendi. Personat, të cilët plotësojnë kushtet për përfitimin e së ardhurës nga papunësia, kanë të drejtë të marrin të ardhura shtesë familjare mbi masën e nivelit bazë, në masën 5% të të ardhurave nga papunësia, për çdo fëmijë në ngarkim, deri në moshën 18 vjeç, si dhe për personat që janë duke vazhduar studimet ose janë të paaftë (KMCAP), deri në moshën 25 vjeç. Shtesa familjare për çdo fëmijë, në masën 5% të nivelit bazë, nuk duhet të jetë më shumë se 30%. Fëmijët mbi moshën 15 vjeç (mosha minimale sipas Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë), të cilët janë në ngarkim të personit përfitues të së ardhurës nga papunësia dhe që nuk janë të përfshirë në sistemin arsimor, nuk do të përfitojnë shtesën familjare prej 5%. Kur prindërit janë të divorcuar me vendim gjykate, shtesën familjare e merr prindi që ka fëmijën në ngarkim.

Rastet e punësimit
Në rastet e punësimit të përkohshëm gjatë periudhës së përfitimit të pagesës të së ardhurës nga papunësia, e ardhura e papunësisë merret me ndërprerje, si më poshtë vijon:

Brenda 6 muajve, për personat që e përfitojnë pagesën për 3 muaj.

Brenda 12 muajve, për personat që e përfitojnë pagesën për 6 muaj.

Brenda 18 muajve, për personat që e përfitojnë pagesën për 9 muaj.

Brenda 24 muajve, për personat që e përfitojnë pagesën për 12 muaj.

Përfituesi i pagesës të së ardhurës nga papunësia është i detyruar të paraqitet në zyrën e punësimit një herë në muaj për të konfirmuar prezencën e tij ose sa herë thirret nga kjo zyrë, me qëllim punësimin e tij. Rastet e përligjura, kur përfituesi është i justifikuar për mosparaqitje, janë: sëmundje, e vërtetuar me dokumente (fletë-shtrimi në spital). vdekja e një pjesëtari të familjes, e vërtetuar me certifikatë vdekjeje. ndalimi nga organet e drejtësisë.

Kushtet
Për të gjitha rastet, pagesa e së ardhurës nga papunësia nuk do të regjistrohet në listëpagesën e muajit. Kjo e ardhur do të paguhet në momentin që personi paraqitet në zyrën e punësimit me një nga dokumentet justifikuese. Në rast të kundërt, kjo pagesë do të derdhet në buxhetin e shtetit dhe është e pakthyeshme. Pagesa e së ardhurës nga papunësia është mujore dhe paguhet përpjesëtimisht me numrin e ditëve kalendarike, për kohën që përfituesi ka të drejtë ta marrë këtë të ardhur. Pagesa merret një herë në muaj, pranë bankës përkatëse. Periudha, gjatë së cilës përfituesi merr pagesën e së ardhurës nga papunësia, njihet si vjetërsi pune, e siguruar për efekt pensioni pleqërie, familjar dhe invaliditeti.

Në rast se gjatë kohës së përfitimit të së ardhurës nga papunësia përfituesi largohet me banim ) në një vend tjetër, zyra e punësimit dërgon zyrtarisht dosjen me dokumentacionin përkatës në zyrën e punësimit të rrethit ku ai është transferuar. Punëkërkuesi i papunë, i cili qendrën e fundit të punës e ka në juridiksionin e një zyre tjetër punësimi nga vendbanimi aktual, pasi të ketë konfirmuar formularin e dyfishtë në organet e sigurimeve shoqërore, ku ka qenë qendra e fundit e punës së tij, fillon procedurën e aplikimit. Caktimi i përfitimit bëhet në zyrën e punësimit ku ka vendbanimin aktual.

Next Post
Shehi: Opozita ka mundësi të fitojë, por Basha duhet ta udhëheqë karrocën e PD pa Berishën

Shehi: Në Shqipëri 10 zengjinë u marrin lekët të gjithë fukarenjve

Comments 1

  1. Gentjan says:
    6 years ago

    Ku duhet te aplikojme? Nuk keni ndonje link?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

OBSH: Rreziku i përhapjes së virusit Nipah përtej Indisë është i ulët

OBSH: Rreziku i përhapjes së virusit Nipah përtej Indisë është i ulët

January 30, 2026
Shqiptari punonte si oficer i emigracionit, por ishte vetë emigrant i paligjshëm

Shqiptari punonte si oficer i emigracionit, por ishte vetë emigrant i paligjshëm

January 30, 2026
Schieder-gazetarëve: Mos më pyesni për çdo gjë që thotë Berisha, do më duhet të dal nga roli im institucional

Schieder-gazetarëve: Mos më pyesni për çdo gjë që thotë Berisha, do më duhet të dal nga roli im institucional

January 30, 2026
Pentagoni është gati për luftë, Trump: Do të ishte mirë nëse nuk do të na duhej të sulmonim Iranin

Pentagoni është gati për luftë, Trump: Do të ishte mirë nëse nuk do të na duhej të sulmonim Iranin

January 30, 2026
“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike!

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike!

January 30, 2026
Qeveri teknike? Schieder apel PD-së: S’ka nevojë për molotovë. Shqipëria ka bërë hapa madhorë në negociata

Qeveri teknike? Schieder apel PD-së: S’ka nevojë për molotovë. Shqipëria ka bërë hapa madhorë në negociata

January 30, 2026
Tragjike në Itali, dy 20-vjeçarë shqiptarë vdesin në aksident, plagoset një grua

Tragjike në Itali, dy 20-vjeçarë shqiptarë vdesin në aksident, plagoset një grua

January 30, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Duhet ndarje territoriale funksionale (jo thjesht elektorale)

January 30, 2026
I dënuar nga Italia për prostitucion e trafik droge, kapet në Shijak 53-vjeçari

I dënuar nga Italia për prostitucion e trafik droge, kapet në Shijak 53-vjeçari

January 30, 2026
Trump paralajmëron Starmer: Të bësh biznes me Kinën, shumë e rrezikshme!

Trump paralajmëron Starmer: Të bësh biznes me Kinën, shumë e rrezikshme!

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In