• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VENDIMI/ Nga 1 Janari nuk do të ketë më kazino në zonat e banuara

by Java News
10/09/2018 11:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga data 1 janar e vitit 2019 në zonat e banuara nuk do të ketë më kazino elektronike. Këtë gjë e ka bërë të ditur në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i cili tha se qytetet do të çlirohen nga ky aktivitet.  Po ashtu, Ahmetaj bëri të ditur se edhe bastet sportive do të jenë në distancë 200 metra nga njera-tjetra.

Ndërkohë komisioni ka rrëzuar dekretin e Presidentit Meta për lojërat e fatit, ligji i cili u kthye nga presidenti në 31 korrik të këtij viti. Në argumentat Meta shprehej se se mbështetja e bizneseve në fushën e lojërave të fatit për gjithë kategoritë e tyre, përbën pengesë serioze për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social, ndërsa ka efekt negativ në buxhet.

 “1 janari 2019, dua ta deklaroj për qytetarët sepse deputetët e dinë, nuk do të ketë shtyrje të ligjit sa i përket largimit të kazinove elektronike nga qytetet. Në 1 janar nuk do të ketë më në qytet kazino elektronike, do të largohen nga qyteti dhe këtë vendime  ka marrë kjo mazhorancë, e ka marrë mazhoranca e PS, qeveria e PS.  Në 1 janar dua ta ndaj me qytetarët, dua ta ndaj me kompanitë, dua ta ndaj dhe me ju nuk do të ketë më kazino elektronike, në bazë të ligjit kazinotë elektronike do të largohen në zona ku me ligj do të lejohet ky aktivitet që nuk ka lidhje me zonat e urbanizuara. E dyta, në bazë të definicionit të ligjit do të ushtrohen klauzolat e rrallimit të zyrave të basteve, 1 në 200 metra”

“Qytetarët duhet të dinë se nuk ka asnjë ndryshim në ligjin e lojërave të fatit, gjithë sa thuhet është propagandë. Ndryshimet e bëra në ligjin e të ardhurave përfshijnë dy elementë. Ne unifikuam standardin, për të sqaruar gjithologët, mënyra se si definohet baza e taksimit në këto loëjra fatit ka pasur një përjashtim Lotaria Kombëtare që taksohej ndryshe, të gjitha kompanitë e tjera taksoheshin me 15% dhe ajo 10%. Në si qeveri thamë që kjo kompani e bërë si koncesion në kohën e Saliut duhet të përmbushë të njëjtat standarde si të tjerat“, deklaroi Ahmetaj

Në mungesë të PD-LSI, opozitën në Komision e bëri,deputeti Erjon Braçe, i cili pati disa pyetje për ministrin për t’u garantuar se pas 1 janarit, lojërat e fatit do të jenë larg zonave të banuara.

Braçe deklaroi se i kanë ardhur shprehje të llojit “do ta gjejmë gjuhën me politikën”

Javanews sjell debatin Braçe-Ahmetaj

Braçe: Kazinotë largohen nga qyteti, se mos do të qendrojnë në fshat?

Ahmetaj: Nuk do të ketë kazino në zonat e banuara. Do jenë larg, larg

Braçe: Po më vijnë shprehje të këtij lloji ”do ta gjejmë gjuhën me politikën”

Ahmetaj: Nuk ka kthim pas. Me urdhër të kryeministrin zonat e banuara do pastrohen nga lojërat e fatit

Braçe: A keni marrë masa që këto aktivitete të mos fshihen pas dyqaneve të bukës, akulloreve, salloneve të modës

Ahmetaj: Ligji e përcakton qartë, jemi në bashkëpunim me policinë e shtetit. Reagimi do jetë i fortë. Ju rritëm taksën, i reduktuam, tani do i largojmë nga qyteti.

Braçe: A do rishikohet ligji për lojerat e fatit

Ahmetaj: Vetem në rastin e taksimit

Javanews/a.ç

Next Post
Të të qeverisë Monika…

Pas Shkodrës dhe Elbasanit, parlamenti i opozitës të enjten shkon në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
Segmenti rrugor në Librazhd pritej të hapej sot, ARRSH: Ka pësuar rrëshqitje dhe fundosje

Bllokimi i rrugës Librazhd-Përrenjas, shoqëria civile: Kërkohet ndërhyrje urgjente

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In