• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VENDIMI/ Kush janë 206 të dëmtuarit nga makinat që përfitojnë 230 mijë euro

by Java News
14/03/2018 09:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Byroja e Sigurimeve ka publikuar një listë me përfitues të dëmshpërblimeve si pasojë e aksidenteve me automjete. Janë të paktën 206 përfitues nga Fondi i Kompensimit, të cilët kanë praktika të miratuara, por të papaguara që i takojnë periudhës 2002-2013 dhe kapin një vlerë 230 mijë euro, por përfituesit nuk ka qenë e mundur të kontaktohen deri më tani.Publikimi i listës u bë nga ana e Byrosë së Sigurimit pas kërkesës së Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare.

Lista
Byroja u kërkon përfituesve të listës emërore që të paraqiten pranë zyrave të saj, shoqëruar me dokumentacionin përkatës, për të përfunduar me procedurat e pagesave. Nga ana e tij, Autoriteti i fton qytetarët që janë pjesë e listës së përfituesve të paraqiten pranë Byrosë. Për çdo problematikë apo për më shumë sqarime në lidhje me procesin, çdo qytetar mund të paraqitet pranë zyrave të AMF-së.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare mbetet shumë i angazhuar për mbrojtjen e konsumatorëve dhe rritjen e besimit të tyre në treg. AMF, ashtu siç ka vepruar përmes shumë vendimeve të marra gjatë vitit 2017, do të vazhdojë të fokusohet te mbrojtja e interesave të qytetarëve.

Për këtë arsye, Autoriteti e konsideron shlyerjen e detyrimeve të praprambetura që nga viti 2002, objekt i Fondit të Kompensimit ndër prioritetet kryesore të veprimtarisë së tij gjatë këtij viti” thuhet në njoftimin e AMF.

Pagesa e dëmeve
Kohët e fundit është rritur numri i zhdëmtimeve nga ana e siguruesve. Sipas statistikave më të fundit, gjatë muajit janar të këtij viti janë paguar gjithsej një vlerë prej 316 milionë e 855 mijë lekë dëmesh, që përbën një rritje në masën 9.76 për qind krahasuar me shifrën e paguar në janar të vitit 2017.

Numri i dëmeve të paguara në janar 2018 është 842 njësi më i lartë se një vit më parë dhe arrin shifrën 3.400, nga të cilat 3.273 janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës dhe 127 të tjera nga ato të sigurimit të jetës dhe shëndetit.

Vitin e kaluar, kompanitë e sigurimeve paguan gjithsej rreth 5.5 miliardë lekë, ose 41 milionë euro dëme, 15.8% më shumë krahasuar me vitin 2016. Mbi 55% e totalit kanë shkuar për dëme të lidhura me sigurimet motorike. Raporti mes dëmeve dhe primeve u rrit në afro 34%, nga 28% që ishte një vit më parë. Sidoqoftë, ky raport ngelet ndër më të ulëtit në Europë.

ma.me

Next Post
Rio Ferdinand kritikon ashpër: Unitedi nuk luftoi fare për Champions

Rio Ferdinand kritikon ashpër: Unitedi nuk luftoi fare për Champions

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reuters: Shqipëria i bashkohet Bordit të Paqes së Trump

Reuters: Shqipëria i bashkohet Bordit të Paqes së Trump

January 23, 2026
Nga “skenari më i keq” te “marrëveshja kornizë”, kush përfiton dhe çfarë pritet tani nga Groenlanda

Nga “skenari më i keq” te “marrëveshja kornizë”, kush përfiton dhe çfarë pritet tani nga Groenlanda

January 23, 2026
Moti për sot me vranësira dhe kthjellime, zonat ku do të ketë prezencë shiu

Moti për sot me vranësira dhe kthjellime, zonat ku do të ketë prezencë shiu

January 23, 2026
“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

January 23, 2026
“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

January 22, 2026
Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

January 22, 2026
Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Rusinë në Stamboll

Zelensky: Nëse anijet ruse lundrojnë afër Groenlandës, Ukraina mund t’i fundosë siç ka bërë në Krime

January 22, 2026
Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

January 22, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

“Rama do ia mbathë”, Berisha për protestën e 24 janarit: Armë nuk përdorim, por…

January 22, 2026
“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In