• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendimi / Kur Basha firmosi që banesat tek “Astiri” të mos legalizoheshin

by A R
13/11/2019 10:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lulzim Basha ktheu kauzë të PD-së, një betejë të ngritur mbi paligjshmërinë, atë të mbrojtjes së disa banesave të ndërtuara në mënyrë të paligjshme dhe të palegalizuara.

Ai premtoi se PD nuk do lejonte shembjen e ndërtesave, por pas prishjes së tyre, tha se kur të vijë në pushtet, do dëmshpërblejë një më një banorët.

Në fakt, kur Basha ishte në pushtet si ministër i Transporteve, firmosi që banorët e “Astirit” të përjashtoheshin nga legalizimi, pasi banesat e tyre ishin në “gjurmën” e “Unazës së Madhe”.

Në një nga vendimet e hartuara nga Ministria e Transporteve dhe Punëve Publike, më 28 qershor 2006, theksohet se nuk legalizohet apo ndërpritet legalizimi për të gjithë ato banorë që kanë ndërtuar në gjurmën ku kalojnë rrugë të nivelit të parë apo të dytë, si në rastin e “Unazës së Madhe.”

Ja ç’thotë pika 2 e vendimit nr. 438 “Për përcaktimin e kritereve, të procedurave dhe dokumentacionit të zbatueshëm, për të kualifikuar objektet në ndërtim, që legalizohen ose jo:

Objekti i ndërtuar pa leje ose shtesa e sipërfaqes tej lejes së miratuar nuk kualifikohet për legalizim ose, nëse është kualifikuar, legalizimi ndërpritet në çdo kohë përpara lëshimit të lejes së legalizimit sipas nenit 28 të ligjit, në rast se legalizimi:

a) cënon sistemin, rrugor dhe hekurudhor, kombëtar e rajonal, si dhe brezat mbrojtës të tyre, të parashikuar nga plani i përgjithshëm rregullues apo studime të çdo niveli, të miratuar a në proces.

b) shkel vijën e ndërtimit në rrugët e kategorisë së parë, të dytë dhe të tretë, të parashikuar nga plani i përgjithshëm rregullues, studimet urbanistike apo projektet e veçanta infrastrukturore rrugore të çdo niveli, të miratuara a në processc) është ngritur brenda territorit të shkollave, kopshteve, spitaleve, çerdheve, qendrave shëndetësore dhe të çdo institucioni tjetër publik.

c/1. cenon zbatimin e projekteve për zona turistike, zona komerciale dhe rekreative, zonat ekonomike, parqe dhe impiante industriale, për të cilat ka studime të miratuara ose në proces;

ç) cënon integritetin e Monumenteve të Kulturës, sipas përcaktimit të pikës 1, të nenit 29, të ligjit nr.9048, datë 7.4.2003 “Për trashëgiminë kulturore”, të specifikuar nga materiali i publikuar i Institutit të Monumenteve të Kulturës si dhe sipas përcaktimit të nenit 38 të ligjit nr. 9482, datë 03.04.2006.

d) është ngritur mbi/ose brenda brezit mbrojtës të kolektorit, digës ose aeroportit.

dh) cënon trungun kryesor të infrastrukturës inxhinierike sipas përcaktimeve në rregulloren e urbanistikës të miratuar me vendimin nr. 722, datë 19.11.1998, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar.

e) është ngritur brenda territoreve dhe kufirit mbrojtës të zonës komerciale dhe rekreative, të zonave ekonomike apo të zonave të mbrojtura, me akte, ligjore dhe nënligjore, si:

(i) zonë turistike sipas përcaktimit të bërë në nenet 64, 65 e 66 të ligjit nr.8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën”, të ndryshuar, dhe të pikës 39 të nenit 4 të ligjit nr.9734, datë 14.5.2007 “Për turizmin”, të ndryshuar.”

Ndërkaq, në 6 tetor të vitit 2010, po qeveria “Berisha”, ku Lulzim Basha kësaj here ishte ministër i Brendshëm, miratoi një vendim tjetër për legalizimet, që forconte apo ngushtonte hapësirat e ndërtimeve pa leje.

Në këtë vendim thuhet:

Objekti i ndërtuar pa leje ose shtesa e sipërfaqes tej lejes së miratuar nuk kualifikohet për legalizim ose, nëse është kualifikuar, legalizimi ndërpritet në çdo kohë përpara lëshimit të lejes së legalizimit sipas nenit 28 të ligjit, në rast se legalizimi:”.

b) Shkonja “b” ndryshohet, si më poshtë vijon:

“b) shkel vijën e ndërtimit në rrugët e kategorisë së parë, të dytë dhe të tretë, të parashikuar nga plani i përgjithshëm rregullues, studimet urbanistike apo projektet e veçanta infrastrukturore rrugore të çdo niveli, të miratuara a në proces;”.(TemA)

Next Post
Dhunimi i Anxhelës, reagon Meta: Të zbardhet urgjentisht ky sulm burracak

Dhunimi i Anxhelës, reagon Meta: Të zbardhet urgjentisht ky sulm burracak

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In