• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Vendimi/ Ja kushtet dhe proçedurat për menaxhimin e hapësirës publike

by Lorenc Vangjeli
30/12/2015 10:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Ministrave miratoi vendimin “Për rregullat, kushtet dhe procedurat për përdorimin dhe menaxhimin e hapësirës publike”, mbi  propozimin e Ministrisë së Zhvillimit Urban, nëpërmjet të cilit synohet rregullimi ligjor i hapësirave publike, përmes përcaktimit të rregullave të qarta për krijimin, administrimin dhe përdorimin e tyre. Përcaktimi, për herë të parë, i këtyre rregullave ligjore, sa i përket hapësirave publike do të bëjë të mundur vendosjen e kontrollit publik mbi to, duke i dhënë fund procesit të braktisjes dhe zaptimit të hapësirave që janë jetike dhe  funksionale për garantimin e cilësisë së jetesës së komunitetit që jeton përreth. 

Ndër vite, hapësirat publike shpesh herë janë lënë pas dore nga qeverisja vendore dhe qendrore dhe jo rrallë herë janë përdorur për përfitime personale. Ndaj, qëllimi kryesor i rregullimit të hapësirës publike është përcaktimi i kushteve dhe rregullave për mbrojtjen, mirëmbajtjen  dhe menaxhimin e hapësirave publike në interes të qytetarëve, në mënyrë të veçantë fëmijëve, të moshuarve që kanë nevojë për hapësira të lira lëvizjeje dhe rekreacioni.

Vendimi i miratuar është hartuar në bazë dhe në zbatim të Ligjit nr. 107/2014, datë 31.07.2014 “Për planifikimin dhe zhvillimit e territorit”, sikurse ndryshuar me ligjin nr. 73/2015, datë 09.07.2015. Konkretisht, Neni 4/1 i këtij ligji parashikon detyrimin e Këshillit të Ministrave të përcaktojë, me vendim, rregullat, kushtet dhe procedurat për përdorimin dhe menaxhimin e hapësirës publike.

Mes të tjerash VKM mundëson:

  • Mbrojtjen, mirëmbajtjen dhe përmirësimin nga autoritetet publike të hapësirave publike ekzistuese, trotuare sheshe, lulishte etj.;
  • Vënien në dispozicion të autoriteteve të planifikimit të një sërë instrumentesh ligjore për krijimin e hapësirave të reja publike si dhe rregullat për mirëmbajtjen e përmirësimin e tyre;
  • Hapësirat publike do të krijohen përmes zbatimit të dokumenteve të planifikimit të territorit (plane të përgjithshme ose plane të detajuara vendore) dhe miratimit të lejeve të ndërtimit, sipas marrëveshjes mes investitorëve dhe bashkisë.
  • VKM parashikon për herë të parë modelin e marrëveshjes mes bashkisë dhe zhvilluesve për miratimin e planit të detajuar vendor, përmes së cilës do të përcaktohen të drejtat dhe detyrimet reciproke të palëve për zbatimin e planit të detajuar vendor, përfshirë për krijimin e hapësirave dhe infrastrukturave publike. Për herë të parë, do të rregullohet kalimi në pronësi të bashkisë i hapësirave dhe infrastrukturave publike të krijuara nga zhvilluesit në kuadrin e një plani të detajuar vendor.
  • Në marrëveshje mes palëve publike dhe private, hapësirat publike mund të krijohen edhe në prona private, duke njohur të drejtën e pronarëve për të përfituar nga përdorimi publik i pronës.
  • VKM përcakton edhe rregulla bazë për përdorimin e hapësirave publike për të siguruar që këto të respektohen sipas funksionit të caktuar dhe shërbimeve të lejuara nga bashkia.

Gjithashtu, nëpërmjet këtij rregullimi përcaktohen rregullat minimale bazë për përdorimin e hapësirave publike (çfarë lejohet e çfarë nuk lejohet të bëhet në këto hapësira), rregulla të cilat mund të shtohen dhe plotësohen më tej nga autoritetet vendore të planifikimit, në bazë të problematikave të hasura në territorin që kanë në administrim.

Krahas hapësirave publike ekzistuese, vendimi autoriteti vendor do të mund të krijojë në vijim hapësira të reja publike përmes instrumenteve të planifikimit dhe në marrëveshje me pronarët përkatës, në kuadrin e planeve të detajuara vendore.

Next Post

PD: OSHEE, prokurorime antiligjore për hatër të mazhorancës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Haga shkelje të procedurave dhe të drejtave të njeriut”, avokatët: Optimistë për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

“Haga shkelje të procedurave dhe të drejtave të njeriut”, avokatët: Optimistë për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

January 25, 2026
Vrasja e 37-vjeçarit në Minnesota/ Trump mbron arrestimet e ICE-së, rriten tensionet në Minneapolis

Vrasja e 37-vjeçarit në Minnesota/ Trump mbron arrestimet e ICE-së, rriten tensionet në Minneapolis

January 25, 2026
Studentet vajza më “smart” sesa djemtë/ Raporti: Kanë rezultate më të mira dhe mesatare më të lartë

Studentet vajza më “smart” sesa djemtë/ Raporti: Kanë rezultate më të mira dhe mesatare më të lartë

January 25, 2026
“Jo rrjete sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç në Francë”, Macron përshpejton procedurat

“Jo rrjete sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç në Francë”, Macron përshpejton procedurat

January 25, 2026
Bllokuan qarkullimin me parkime dyshe, në 6 muaj u referuan në prokurori 268 shoferë! Shumica në Tiranë

Bllokuan qarkullimin me parkime dyshe, në 6 muaj u referuan në prokurori 268 shoferë! Shumica në Tiranë

January 25, 2026
Protesta e Berishës: 18 në pranga! Procedohen penalisht Bardhi, Balliu, Baçi e Minarolli

Protestë me ‘Nerv Artificial’, pse Sali Berisha është sigurim i jetës politike për Edi Ramën

January 25, 2026
Tragjedi në Mesdhe/ 50 emigrantë të vdekur dhe 400 të zhdukur pas ciklonit Harry

Tragjedi në Mesdhe/ 50 emigrantë të vdekur dhe 400 të zhdukur pas ciklonit Harry

January 25, 2026
“Anëtarësimi i Kosovës në Bordin e Paqes, hap historik!’, Presidentja Vjosa Osmani flet për BBC

“Anëtarësimi i Kosovës në Bordin e Paqes, hap historik!’, Presidentja Vjosa Osmani flet për BBC

January 25, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Një protestë nuk është ekskursion!

January 25, 2026
I dënuari me 32 vite burg hyn në TikTok Live nga qelia! Shqiptari në Angli fiton 20 mijë paund për 7 minuta

I dënuari me 32 vite burg hyn në TikTok Live nga qelia! Shqiptari në Angli fiton 20 mijë paund për 7 minuta

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In